Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg ka thënë së 93 ushtarë të KFOR-it mbetën të lënduar nga tensionet në veri të Kosovës, ndërsa misioni i KFOR-it në Kosovë kishte deklaruar ndryshe.
Stoltelnberg përmes një postimi në Twitter ka thënë se NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e OKB-së në mënyrë të paanshme.
“Takim i mirë me presidentin Vuçiq për të diskutuar dhunën e fundit në veri të Kosovës, e cila la 93 trupa të KFOR-it të lënduar. NATO ka dislokuar trupa shtesë dhe zbaton mandatin e OKB-së në mënyrë të paanshme. Prishtina dhe Beogradi duhet të parandalojnë përshkallëzimin dhe të angazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka shkruar shefi i NATO-s, në Twitter.
Good to meet @predsednikrs to discuss the recent violence in northern Kosovo, which left 93 @NATO_KFOR troops injured. #NATO has deployed extra troops & implements its #UN mandate impartially. Pristina & Belgrade must prevent escalation & engage in the #EU-facilitated dialogue. pic.twitter.com/2Ewq1UYmY3
— Jens Stoltenberg (@jensstoltenberg) July 19, 2023
Ndryshe, misioni i KFOR-it në Kosovë përmes një komunikate drejtuar mediave, kishte bërë të ditur se nga zhvillimet e në veri mbetën të plagosur 30 ushtarë.