Ushtarët e Komisionit të Përbashkët Zbatues të Komandës Rajonale Lindje të misionit KFOR të udhëhequr nga NATO kanë zhvilluar patrullime në veri të Kosovës përgjatë Vijës Kufiri Administrativ.
Lajmin e ka dhënë misioni i KFOR-it në Facebook.
“Këto patrulla promovojnë dhe sigurojnë një mjedis të sigurt në lirinë e lëvizjes”, thuhet në njoftimin e KFOR.
Burimi: botasot.info