KFOR-i amerikan kryen patrullime në veri: Ruajtja e infrastrukturës kritike siguron që Kosova të mbetet e sigurt për të gjithë

January 4, 2025
1 minut lexim

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka njoftuar se ka ushtarët amerikanë të tij kanë kryer sot patrullime edhe në këmbë në veri të Kosovës.

KFOR tha se ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje kryejnë patrullime rregullisht, përfshirë edhe në kufirin mes Kosovës dhe Serbisë. Gjithashtu, Misioni përmendi edhe ruajtjen e infrastrukturës kritike.

Kryerja e patrullimeve dhe ruajtja e infrastrukturës kritike siguron që Kosova të mbetet një mjedis i sigurt për të gjithë”.

KFOR tha se këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të tij për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë.

KFOR-i  përsëriti se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Europian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​La Repubblica: Shqipëria bllokon TikTok-un si masë kundër nxitjes së dhunës mes të rinjve

Story i radhës

Autostrada Stracin-Kriva Pllankë, Mickoski: Kjo rrugë nuk është as e LSDM-së, as e VMRO-DPMNE-së, por e qytetarëve

Të fundit nga

ShkoLartë