KF Shkëndija komunikoi ndryshimet strukturore në udhëheqësi në drejtim të riorganizimit të brendshëm me qëllim arritjen e objektivave për periudhën që pason. Presidenti – Pozita e presidentit të klubit i është besuar profesor doktor Zamir Dikës. Profesori universitar vjen në krye të klubit pas angazhimit të tij paraprak akademik, ku mes tjerash ishte edhe Rektor i Universitetit të Evropës Juglindore. Drejtori Sportiv – Harun Isa do të jetë përgjegjës për pjesën sportive të klubit. Drejtori i ri sportiv i KF Shkëndija është emër i njohur i futbollit në vend dhe jashtë, ish-futbollist me karrierë të pasur ndërkombëtare. Përvoja e tij në Bundesligë me klubin Hertha BSC, e me vonë edhe Tennis Borussia, Aue, Union Berlin e Vfl Osnabrück, si dhe paraprakisht me Hertha Zehlendorf pritet të vihet në shërbim të Shkëndijës dhe në vitet në vijim synon ndërtimin e një skuadre që do të vazdhojë me suksese jo vetëm në skenën vendore, por edhe në atë ndërkombëtare. Ekipi më i ngushtë i Harun Isës në departamentin sportiv përbëhet nga ish-futbollistët e Shkëndijës, Ibrahim Osmani dhe Skender Jonuzi. -Ibrahim Osmani është figurë e njohur e sportit në Tetovë, ish-futbollist i Shkëndijës dhe kapiten i gjeneratës së artë e cila në vitin 1996 për herë të parë në historinë e klubit u inkuadrua në elitën e futbollit vendor. Vite me rradhë është i angazhuar në Komunën e Tetovës në departamentin për sport. -Skender Jonuzi gjithashtu ishte pjesë e gjeneratës që solli debutim të Shkëndijës në Ligën e Parë si sulmues kryesor i ekipit për të cilin kontribuoi vite me rradhë. Më vonë në periudha të ndryshme ka shërbyer klubin si drejtor dhe ndihmës trajner, ndërsa në një periudhë krize ishte edhe trajner kryesor i ekipit. Momentalisht ka rolin e ndihmës seleksionuesit të përfaqësueses A të Maqedonisë së Veriut. Administrata – Menaxhimi i klubit në aspekt financiar dhe administrativ do të udhëhiqet nga Lulzim Imeri, i cili vjen në klub pas përvojave paraprake që e bëjnë njohës të shkëlqyeshëm të këtij segmenti të funksionimit të klubit. -Valdrin Ilazi është anëtar i Bordit udhëheqës të klubit. -Dritan Musliu do të jetë përgjegjës i operativës dhe do të merret me organizimin e pjesës logjistike, detyrë që me shumë sukses e ka kryer vite me rradhë prej kur Ecolog sponsorizon klubin. -Erblir Luma vazhdon angazhimin e tij si sekretar organizativ dhe person përgjegjës për çështjet administrative të futbollistëve.
Të fundit nga
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk i frikësohet në asnjë
Belind Këlliçi ka zbardhur detaje nga takimi që ia ka pasur me Donald Trump në SHBA.
Mevlan Adili është kthyer në fillet e tija. Në një intervistë për “Pastel” në TV21 ka
Kristian Shpendi po spikat këtë sezon në Seria B ku ka shënuar tetë gola si asnjë
Ana me shaka ka ftuar Xuxin në shtratin e saj duke i thënë se nëse futet