Dje në stadiumin e lagjës Aerodrom në Shkup, në kuadër të xhiros së 15-të u ndeshën Aerodrom – KF Bashkimi. Në shkallët e stadiumit kishin udhëtuar edhe shikues e tifozë nga Kumanova për të përkrahur klubin tonë.
“Deri në minutin e 69-të, ndeshja rodhi në frymë sportive dhe pa asnjë vërejtje. Pikërisht, në këtë minutë, nga rruga përmes pjesës administrative të stadiumit në pjesën e tribunëve u futën 40 huligan me maska, bejzboll shkopinjë, thika, zinxhire, gurë e mjete tjera metalike, ku sulmuan në mënyrë shtazarake shikuesit/tifozët shqiptarë dhe të tjerët që ishin në shkallet e stadiumit.
Ekipi nikoqir, nuk kishte arritur të siguroj asnjë kusht për sigurinë e shikuesve (as kujdestar rendi, as polici, as persona të sigurimit fizik) dhe duke shfrytëzuar këto lëshime skandaloze, huliganët e kishin fare të lehtë të depërtojnë dhe të realizojnë sulmin e tyre.
Është vetëm mrekullia e Zotit, që nuk kemi viktima dhe e tëra kaloi me lëndime dhe dëme materiale. Gurët dhe skopinjtë përfunduan edhe në teren, duke rrezikuar edhe jetën e vetë lojtarëve tanë.
Vlen të theksohet, se ky grup s’ka qenë prezent në stadium, por janë organizuar jasht saj, me të vetmin qëllim rrahjen brutale të shqiptarëve në shkallët e stadiumit.
Të lënduarëve u dëshirojmë shërim dhe urojmë që skena të tilla vandale të mos ndodhin në stadiumet apo sallat sportive” – reagon KF Bashkimi nga Kumanova.