Shtëpia e Big Brother VIP Kosova 3 është bërë edhe më emocionuese me hyrjen e banorit të dytë, Kevin Edmond.
Kevin i është bashkuar Rovena Stefa, banorës së parë që hyri në këtë edicion, duke shtuar kështu ngjyrat e muzikës dhe artit në shtëpi.
Kevin ka shpërndarë menjëherë disa nga prirjet e tij në intervistat e para, duke treguar se është single dhe se është i hapur për të takuar dikë brenda shtëpisë.
Me një personalitet karizmatik dhe një prani të veçantë, ai ka shpresë të krijojë lidhje të reja dhe të sjellë dinamizëm në jetën e përditshme të banorëve.
Të dy artistët, Kevin dhe Rovena, premtojnë të sjellin një atmosferë kreative dhe argëtuese, dhe ndjekësit e programit janë të etur për të parë se si do të zhvillohet marrëdhënia mes tyre dhe me banorët e tjerë.
Burimi: botasot.info