Të heqësh dorë nga zakonet është shumë e vështirë, por ndonjëherë është e nevojshme. Më poshtë do ju tregojmë disa zakone mëngjesi, të cilave duhet t’u thoni lamtumirë!
Sipas një mjeku nga Universiteti i Harvardit, dushi në mëngjes na e bën më të lehtë ditën sepse ndihmon trurin të qëndrojë aktiv dhe i pa shpërqendruar nga faktorët e tjerë. Dushi gjithashtu ndihmon në gjenerimin e ideve të reja.
Dush i nxehtë
Uji i nxehtë ka efekt relaksues, por nëse e bëni në mëngjes, do të jeni përgjumësh. Prandaj bëni dush me ujë të vakët që ju ndihmon të ndiheni të freskët dhe gjithashtu nuk e bën lëkurën e thatë.
Kontrollimi i telefonit për një kohë të gjatë
Rrjetet sociale janë arsyeja e parë pse shumica e njerëzve ngulin sytë në telefon në mëngjes. Por mos harroni se mënyra si kalojmë mëngjesin tregon se, si do ta kalojmë ditën. Pra, ndaloni së humburi kohë duke ndenjur në telefon dhe vendosni pak muzikë.
Ngrënia e drithërave
Drithërat kanë sheqer dhe sheqeri shkakton një infuzion të insulinës në gjak. Qumështi, kosi dhe frutat e freskëta kur i shtohen drithërave në mëngjes, janë gjithashtu jo të shëndetshme për t’u ngrënë, kështu që është më mirë të qëndroni larg tyre.
Larja e dhëmbëve pas vaktit
Pasi keni ngrënë ushqim, mos i lani dhëmbët menjëherë, sepse dëmtoni smaltin. Në vend të kësaj, shpëlani gojën me një gotë ujë që të hiqni mbetjet.
Pirja e kafesë
Nëse pini kafe në mëngjes, pas zgjimit, do të rritet niveli i kortizolit, i cili çon në ankth. Nëse e pini kafen kur keni uri, do të bëheni me gastrit. Hulumtimet tregojnë se koha më e mirë për të pirë filxhanin e parë të kafesë është tre ose katër orë pas zgjimit. Sidoqoftë, nëse nuk mund të rezistoni të pini kafe në mëngjes, shtoni pak qumësht ose krem në të.
Rregulloni shtratin sapo çoheni
Mos e rregulloni shtratin menjëherë sapo çoheni sepse do të krijoni një mjedis të përshtatshëm, për merimangat pluhur dhe bakteret./albeu.com
Burimi: GAZETA.MK