ketu eshte shume ftohte askush nuk ma tha kete behet viral reagimi i zevendespresidentit amerikan gjate vizites ne grenlande 67e7ab2823993

“Këtu është shumë ftohtë, askush nuk ma tha këtë”, bëhet viral reagimi i zëvendëspresidentit amerikan gjatë vizitës në Grenlandë

March 29, 2025
1 minut lexim

Zëvendëspresidenti i SHBA-së JD Vance ka zbarkuar në Grenlandë dhe është takuar me ushtarët amerikanë në një bazë ushtarake.

Vance dhe gruaja e tij Usha u filmuan në Grenlandë, në bazën bazën hapësinore Pituffik në veriperëndim të ishullit, përcjell Telegrafi.

Duke iu drejtuar ushtarëve amerikanë në bazë, Vance fillimisht tha: “Këtu është shumë ftohtë. Askush nuk ma tha këtë.”

Ai gjithashtu u tha atyre se ishte “shumë mirë” të ishe zëvendëspresidenti i parë i SHBA-së që vizitonte Grenlandën.

Vance shtoi: “Ky mision është shumë i rëndësishëm, administrata Trump është jashtëzakonisht e interesuar për sigurinë e Arktikut. Është një problem i madh që do të bëhet më i madh me kalimin e kohës.”

“Siç mund të keni dëgjuar, administrata Trump ka interesa të caktuara në Grenlandë, kështu që ne do të flasim pak për këtë me miqtë tanë nga media”, tha Vance.

Ndryshe, Trump këmbëngul se SHBA-ja ka nevojë për Arktikun për arsye sigurie kombëtare dhe ndërkombëtare dhe nuk e ka përjashtuar përdorimin e forcës për ta marrë atë. 

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

pezullimi i lejes se drejtimit per shkelje do te jete i vlefshem ne te gjithe be ne 67e7a88599149
Story i mëparshëm

Pezullimi i lejes së drejtimit për shkelje do të jetë i vlefshëm në të gjithë BE-në

ka nderruar jete dr halide haziri specialiste e dermatologjise 67e7ab9995565
Story i radhës

Ka ndërruar jetë dr. Halide Haziri, specialiste e dermatologjisë

Të fundit nga

Guardiola dhe gruaja drejt ribashkimit

Pep Guardiola ka kaluar një sezon shumë të dështuar me Manchester City-n, në një vit ku skuadra e tij nuk ishte kurrë në garë për titullin në Premier Ligë, rrezikon ende të

Përkeqësohet shëndeti i ish-presidentit Bolsonaro

Shëndeti i ish-presidentit brazilian, Jair Bolsonaro është përkeqësuar pas operacionit abdominal gati dy javë më parë, me presion të lartë të gjakut dhe përkeqësim të enzimave të mëlçisë, sipas një raporti mjekësor.
ShkoLartë