Të gjithë gënjejmë,të bardha,të zeza,kompromentuese,ose për shaka.
Nga goja e gjithsekujt ka dalë gënjeshtra dhe pse që në vegjëli na mësohet se është ves tepër i shëmtuar.
Kur rritemi dhe kuptojmë që hunda nuk rritet vërtet kur gënjen i lejojmë vetes ta teprojmë pak.
Por në astrologji janë dy shenja që nuk e duan aspak gënjeshtrën duke mos gënjyer askënd dhe duke pretenduar që askush mos ti gënjejë ata.
Për kë bëhet fjalë ju tregojmë më poshtë:
Shigjetari
Personat e kësaj shenje janë një libër i hapur.
Ata nuk gënjejnë në historitë e tyre pasi janë aq shumë të mbushura me aventura sa nuk kanë nevojë.
Një Shigjetar zgjedh të thotë gjithmonë të vërtetën sepse nuk ka durim të mbajë lojën e një gënjeshtre.
Ka aftësi të mrekullueshme për të dalluar një gënjeshtar.
Dashi
Një person i shenjës së Dashit nuk do t’ju gënjejë kurrë që ju të ndiheni mirë.
Ata as gënjeshtrat e bardha nuk i duan dhe nuk i aplikojnë aspak.
Dashi është kaq i drejtpërdrejtë ndonjëherë sa ngjan arrogant,por ai dëshiron ti lajë duart që në fillim nga çdo muhabet.
Preferon të thotë të vërtetën në fillim dhe të përballet me pasojat se sa të gënjejë dhe të jetojë nën ankthin se mos zbulohet.