Këto janë vendimet që miratoi sot Qeveria

June 21, 2022
1 minut lexim

Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur seancën e 54-t, ku u miratua edhe propozim-ligji për konsumatorët, ku planifikohen dënime për praktikat e pandershme tregtare, praktika që dëmtojnë konsumatorin.

Me këtë ligj, planifikohen edhe dënime prej 500 deri 10 000 euro për kompanitë që shkelin të drejtat e konsumatorëve, ndërsa në disa raste planifikohet edhe ndërprerja e veprimtarisë së kompanisë prej tre muajve deri dy vjet.

U miratua Informacioni për shëtitjen e fëmijëve nga familjen me rrezik social për këtë verë. Për realizimin e pushimit shtatëditor, Qeveria e ka angazhuar Ministrinë për Punë dhe Politikë Sociale, për çka do të shpallet thirrje në ueb faqe.

Me miratimin e propozim-ligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Qeverisë së Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë, i hapet rrugë themelimit të qendrës informative-kulturore në Beograd dhe Shkup.

Qeveria angazhoi Fondin për Sigurim Pensional dhe Invalidor që të rregullojë shpërndarjen e pensioneve në grupe, varësisht nga niveli i pensionit. Pensionet do të shpërndahen prej 28 qershorit në makinat bankare, ndërsa në sportelet e bankave do të shpërndahen prej 28 qershorit deri më 1 korrik, varësisht nga niveli i pensionit.

Maqedonia e Veriut do të dërgojë për gjashtë muaj 31 pjesëtarë të Armatës në operacionin e NATO-s, në misionin “KFOR” në Republikën e Kosovës. Dy pjesëtarë tjerë do t’i dërgojë në ushtrimet “Anatolian Eagle 22” në Turqi.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rama paralajmëroi bojkot të samitit, Boçi: Deklaratë skandaloze, favorizon Serbinë

Story i radhës

Presidenti i PSG-së ka mesazh të qartë për lojtarët që nuk i nevojiten

Të fundit nga

Ndahet nga jeta ish-portieri kuqezi

Klubi i Milanit në zi. Është ndarë nga jeta në moshë 89-vjeçare, Fabio Kudiçini, ish-portier i madh i kuqezinjve, i cili shkroi historinë e futbollit në vitet ’60 dhe njihej si “Merimanga
ShkoLartë