Këto janë skuadrat që kanë siguruar kalimin për në 1/8 e finales në Ligën e Kampionëve

Këtë të mërkurë u zhvilluan tetë ndeshjet e fundit në kuadër të raundit të katërt në fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve.

Kryendeshja e zhvilluar në “Camp Nou”, mes Barcelonës dhe Interit, u mbyll baras 3:3.

Siç pritej, Bayern Munichi, Liverpooli dhe Napoli regjistruan fitoret e radhës.

Tottenham Hotspur, Porto dhe Marseille gjithashtu morën fitore sonte, teksa Atletico Madridi dhe Club Brugge ndanë pikët.

Pas ndeshjeve të zhvilluara mbrëmë dhe sonte, tashmë janë pesë skuadra që kanë siguruar kalimin për në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Skuadrat që siguruan kalimin tutje janë: Napoli, Club Brugge, Bayern Munichi, Real Madridi dhe Manchester City.

Deri në mbyllje të fazës së grupeve kanë mbetur për t’u zhvilluar edhe nga dy xhiro.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ndryshimi i emrave të shkollave dhe rrugëve, prioritet i Këshillit të Komunës së Tetovës

Story i radhës

“Mami më ka mësuar të punoj që kur isha 14 vjeç”- Armina Mevlani hap zemrën dhe flet për fëmijërinë e saj

Të fundit nga