Këto janë ndeshjet e sotme në Kupën e Shqipërisë

1 minut lexim

Sot do të zhvillohen dy ndeshjet e kthimit të fazës së gjysmëfinales së Kupës së Shqipërisë.

Ndeshja hapëse e programit të sotëm do të zhvillohet me fillim nga ora 14:45, ku skuadra e Laçit pret në shtëpi Teutën.

Në takimin e parë të zhvilluar, Teuta në rolin e vendases pësoi humbje me rezultat të ngushtë 2:1 nga skuadra e Laçit.

Ndërkaq, krahas këtij takimi do të zhvillohet edhe përballja mes skuadrës së Vllaznisë dhe asaj të Partizanit, ndeshje kjo që zhvillohet me fillim nga ora 17:45.

Në përballjen e parë të gjysmëfinales, të dy skuadrat nuk arritën ta gjejnë fitoren, ku barazuan pa gola, respektivisht me rezultat 0:0 në stadiumin “Elbasan Arena”.

Ndeshjet e programit të sotëm të Kupës së Shqipërisë i gjeni më poshtë.

14:45 Laçi – Teuta

17:45 Vllaznia – Partizani

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​3 pacientë me COVID-19 po trajtohen me oksgjienoterapi

Story i radhës

“Do të kishte fituar BBV nëse do të ishte me Borën”, gazetari i njohur: Një pjesë e madhe e publikut…

Të fundit nga