Këto janë konkluzionet për të cilat do të debatohet në Kuvend

July 14, 2022
min lexim

Kuvendi I RMV-së duke u nisur nga interesat strategjike dhe kombëtare për anëtarësimin e RMV-së në BE, e obligon Qeverinë t`i vazhdojë negociatat me BE-në me qëllim të zhbllokimit të proceseve eurointegruese dhe të miratohet Korniza negociuese me parime dhe standarde të sendërtuara evropiane me specifikat e rezultatave të arritura të RMV-së.

Obligohet Qeveria që përmes delegacionit shtetëror për negociata me BE-në, Sekretariatit për Çështje Evropiane, Ministrisë për Punë të Jashtme dhe ekipit të ekspertëve për negociata që në mënyrë konsistente t`u përmbahet përcaktimeve për respektimin e pakushtëzuar të veçantive gjuhësore, identitare, historike dhe kulturore të popullit Maqedonas, si elemente që nuk negociohen me BE-në. Negociatat të zhvillohen në baza të barabarta dhe parimore, duke respektuar normat e të drejtës ndërkombëtare, me respektimin e parezervë të dinjitetit dhe veçantive të popullit maqedonas, si dhe në pajtim të plotë me Rezolutën e Kuvendit të RMV-së të 29 Korrikut 2021.

Siç thuhet në propozim – konkluzionet, Kuvendi obligon Qeverinë që Kornizën negociuese Gjuha Maqedonase të vendoset pa asnjë sqarim, shtesa apo fusnota.

Gjatë miratimit të cfarëdo lloj marrëveshjeve dhe dokumenteve me BE-në që përmbajnë dispozita gjuhësore me emërtimin veç e veç të të gjitha gjuhëve zyrtare të BE-së, siç është marrëveshja për bashkëpunim me FRONTEX-in, të njëjtat të nënshkruhen me emërtimin në Gjuhën Maqedonase pa asnjë sqarim, shtesa apo fusnota.

Kuvendi gjithashtu obligon Qeverinë që gjatë negociatave për aderim në BE deri në përfundimin e tyre me arritjen e Marrëveshjes për aderimin e RMV-së në BE dhe pas pranimit të RMV-së si anëtare fuqiplotë në BE, Qeveria nuk do të pranojë të bisedohet për zgjidhje tjetër për Gjuhën Maqedonase, nga ajo që është përmendur në kornizën negociuese. Me pranimin e RMV-së si anëtare fuqiplotë në BE, Gjuha Maqedonase të bëhet një nga gjuhët zyrtare të BE-së, pa asnjë sqarim, shtesa apo fusnota.

Obligohet Qeveria që cështjet dypalëshe që lidhen me marrëveshjet dypalëshe për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore, që nuk lidhen drejtpërsëdrejti me të drejtën e BE-së dhe me kriteret e Kopenhagës për anëtarësim, të mos jenë standard nga të cilët do të varet hapja dhe mbyllja e kapitujve dhe klasterëve gjatë negociatave aderuese me BE-në.

Kuvendi sic thuhet në propozim-konkluzionet rekomandon që Korniza Negociuese të miratohet në fillim të negociatave aderuese me BE-në.

Për mbajtjen e Konferencës së Parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave aderuese dhe procesit të skriningut dhe Konferenca e ardhshme Ndërqeveritare për kompletimin e fazës së hapjes së negociatave, konform propozimit të Pressidencës franceze me BE-në, të miratohen vendime menjëherë që të njëjta të mos varen nga miratimi I vendimeve plotësuese nga ana e vendeve anëtare.

Kuvendi Obligon Qeverinë që konkluzionet e lartëpërmendura t`i vendos në Deklaratën e Hapjes së RMV-së në Konferencën e Parë Ndërqeveritare me BE-në dhe në mënyrë të rregullt ta njoftojë Kuvendin për zhvillimin e negociatave aderuese duke llogaritur edhe procesin e skriningut si fazë e parë e hapjes së negociatave aderuese, si dhe për zhvillimin e konferencave ndërqeveritare për aderimin e RMV-së në BE.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Shaqiri: Arsimi i lartë cilësor krijon gjenerata që do të mund të përballen me sfidat e epokës së re

Story i radhës

Protestat në kuvend, arrestohen dy persona

Të fundit nga

ShkoLartë