Këto janë gjashtë femrat që do të shkruajnë historinë në Botëror

November 19, 2022
1 minut lexim

Kupa e Botës në Katar 2022 do të fillojë këtë të diel me ndeshjen hapëse që do të luhet mes kombëtares së Katarit dhe asaj të Ekuadorit. Një Botëror unik që do të shkruajë historinë.

Gjashtë femra arbitre do të drejtojnë ndeshjet bashkë me arbitrat meshkuj për herën e parë në një Kupë të Botës, kur turneu do të nisë në Katar.

Kathryn Nesbitt ishte një kimiste analitike në punën e saj të mëparshme, por është pjesë e gjashtë gjyqtareve femra të zgjedhura në Katar për Kupën e Botës.

Yoshimi Yamashita nga Japonia, Stephanie Frappart nga Franca dhe Salima Muksanga nga Ruanda janë tre gjyqtaret kryesore femra për turneun, ndërsa Nesbitt, Karen Diaz Medina nga Meksika dhe Neuza Back nga Brazili janë asistentet.

Të gjashtë gjyqtaret femra duhet të kalojnë të njëjtat teste fizike si gjyqtarët meshkuj, ndërkohë që mbahen në të njëjtat standarde të performancës si kolegët e tyre meshkuj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pse lidhjet moderne janë kaq të brishta?

Story i radhës

Ushqimet më të mira që duhet ngrënë në stinën e vjeshtës

Të fundit nga

ShkoLartë