Këto janë disa këshilla të vlefshme se si t’i forconi marrëdhëniet me veten tuaj…

February 8, 2022
1 minut lexim

1. Vendos kufij. Qëndo pranë personave që të bëjnë të ndihesh komod dhe largohu prej atyre që të kanë zhgënjyer. Mos u ndje aspak në siklet. Nëse dikush nuk të bën të ndihesh mirë, ose ka treguar që nuk mundesh t’i besosh, qëndroji larg. Shmange, derisa ta kuptojë çfarë ka bërë.

2. Vendosi vetes një synim të vogël çdo ditë për 30 ditë rresht dhe realizoje atë. Psh. të lexosh 10 faqe të një libri në ditë, të ecësh për të paktën 30 minuta, të meditosh për 5 minuta. Bëje këtë gjë përditë për një muaj dhe do të shohësh ndryshime të mëdha tek vetja jote.

3. Mëso diçka të re çdo ditë, ndoshta përmes një videoje, përmes një libri, ose në një kurs të ri. Edukimi personal është një rrugë e hapur drejt besimit në vete. Një njeri nuk duhet të ndalet asnjëherë së investuari tek vetja dhe së mësuari gjëra të reja.

4. Fillo të mendosh me cilët persona e kalon kohën, se si flasin ata, se si veprojnë. Mendohu edhe për mënyrën se si ndihesh pasi ke qëndruar pranë tyre. Marrëdhëniet që ndërtojmë me të tjerët varen shumë nga mënyra se si ndihemi kur jemi me ta, ose pasi ndahemi prej tyre.

5. Mendo për veten tënde në të tashmen dhe pyete veten: “Çfarë mund të bëj në të ardhmen?”. Sigurisht që e tashmja duhet jetuar në maksimum, pasi nuk të dhurohet dy herë. Koha kalon dhe nuk kthehet pas, ama ndonjëherë duhet edhe të bëjmë plane për të ardhmen.

6. Motivoje veten vazhdimisht pas çdo arritjeje. Thuaji vetes shpesh se po ia del mirë, se po bën më të mirën dhe se çdo ditë e më tepër po përmirësohesh. Sigurisht do të ketë edhe momente, kur do të demoralizohesh, ama kurrsesi nuk duhet të mendosh negativisht për veten dhe përpjekjet e tua.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Një prej njerëzve më të afërt të Zuckerberg largohet nga Facebook

Story i radhës

Nga Arta Marku te Gent Ibrahimi/ Presidenti zbulon emrat e 10 aplikantëve për vendin vakant në “Kushtetuese”

Të fundit nga

ShkoLartë