Këto janë 5 arsyet pse njerëzit e fortë ia lënë karmës gjërat në dorë

April 14, 2022
min lexim

Shumë njerëz mendojnë se do të gjejnë lehtësim duke u hakmarrë personalisht ndaj dikujt që i ka lënduar, kurse njerëzit më të fortë e dinë se është më mirë t’ia lënë Karmës në dorë t’i zgjidhë gjërat. Ajo që ka ndodhur nuk do të ndryshojë, kështu që hakmarrja nuk ka asnjë vlerë. Këto janë pesë arsyet kryesore se pse njerëzit e fortëzgjedhin të mos hakmerren ndaj atyre që i lëndojnë. 

1. Është më e kënaqshme të shohësh Karmën të kujdeset për të tjerët.

Njerëzit që mundohen t’i lëndojnë të tjerët, herët a vonë përfundojnë të lënduar. Kur godet Karma, ajo sigurohet t’i lëndojë njerëzit, po aq sa ata i kanë dëmtuar të tjerët. Ta shohësh dikë të lëndohet, është shumë më e kënaqshme, se sa ta lëndosh vetë atë personalisht. Hakmarrja nuk është gjithmonë një ndjesi e mirë, por kur sheh dikë të marrë atë që meriton nga universi, sigurisht që kënaqesh. 

2. Duke lënë Karmën të bëjë atë që duhet bërë, i mban duart e tua “të pastra”.

Është e rëndësishme të mos përfshihesh në gjëra të tilla. Hakmarrja ndonjëherë arrihet me veprime apo zgjedhjejo të mira. Kurse Karma e siguron gjithçka në mënyrë të natyshme, pa të përfshirë në vendime jo të mira. Mbaje veten dhe zemrën tënde të qetë, duke lënë që Karma të hakmerret për ty. Personat e fortë dhe të guximshëm e njohin vlerën dhe rëndësinë e të pasurit duar “të pastra” në raste të tilla. 

3. Duhet t’i zgjedhësh betejat e tua.

Personat e zgjuar e dinë se nuk mund ta luftojnë botën menjëherë. Është e rëndësishme të kuptosh se tëpërballosh shumë beteja njëherësh, është e pamundur. Dëshira për t’u hakmarrë shndërrohet shpesh në një inat. Energjitë qëke, është e mira t’i shpenzosh duke parë përpara, jo duke parë pas nga mëritë apo padrejtësitë e kaluara. 

4. Nëse hakmerresh ndaj dikujt, pasojat mund të jenë më të rënda për ty.

Çdo formë hakmarrjeje ka pasojat e saj. Karma mund të funksionojë më vonë edhe kundër teje, pasi universi e kupton çfarë ke bërë. Ndaj, nëse nuk do të vuash pasojat e veprimeve të tua prej Karmës, më mirë mos u hakmerr. Lëru të tjerëve Karmën dhe ajo do të sigurohet t’i lëndojë po njësoj. 

5. Hakmarrja më e mirë është të jetosh mirë.

Poeti dhe oratori anglez i shekullit XVII, George Herbert, e ka thënë më së miri: “Të jetosh mirë është hakmarrja më e mirë”. Herbert ka pasur të drejtë. Mënyra më e mirë për t’u hakmarrë ndaj atyre që të kanë lënduar, ështëtëjetosh në mënyrën më të mirë të mundshme. Suksesi yt është gjëja më e rëndësishme që do t’u bjerë në sy tëtjerëve, dhe ata do të kenë zili për arritjet e tua.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Kur familja ndikon në marrëdhënien tuaj romatike

Story i radhës

Përvjetori i vrasjes së presidentit amerikan Lincoln

Të fundit nga

Zbardhen prapaskenat

Një lajm i bujshëm po qarkullon ditët e fundit në mediat italiane për një tjetër mbrojtës që Juventusi mund t’i rrëmbejë Milanit. Këtë herë bëhet fjalë për Fikajo Tomorin i cili mund
ShkoLartë