Mendoni për mënyrën më të thjeshtë për të hequr makeup-in dhe gjithë papastëritë e ditës nga fytyra. Dushi, po. Thjesht e lë ujin të rrjedhë dhe pjesa tjetër është e lehtë fare.
Mesa duket, kjo s’duhet bërë. “Uji i nxehtë e godet fytyrën shumë ashpërsisht dhe e zhvesh nga vajrat natyralë, duke e lënë lëkurën të dobët, të cënueshme dhe të çarë,” thotë CharlotteCho, themeluese e një kompanie për kujdesin ndaj lëkurës.
“Për të shmangur kontaktin e fytyrës suaj me ujin përvëlues së kokës së dushit, lajeni makeup-in dhe papastëritë në lavaman me ujë të vakët.”
Në fakt, rekomandohet që të aplikoni një vaj hidratues para se të futeni në dush për të mbrojtur shtresën e jashtme të lëkurës. Në këtë mënyrë, lagështia e vetë fytyrës nuk do të largohet me gjithë papastërtitë. Para ose pas dushi, e rëndësishme është ta trajtoni lëkurën tuaj butësisht.