​Këto dy skuadra nga Liga e Parë po shkojnë drejt promovimit në Superligën e Kosovës

min lexim

Kur kanë mbetur edhe nëntë javë deri tek përfundimi i edicionit garues 2021/22 në Superligën e Kosovës, lufta për titull ka filluar të qartësohet me skuadrën e Ballkani që ka krijuar një komoditet në vendin e parë me tetë pikë më shumë se Drita dhe Gjilani që janë në pozitat dy dhe tre.

Një luftë e ashpër po zhvillohet në pjesën fundore të tabelës aty ku janë pesë skuadra që po luftojnë për të siguruar mbetjen në elitën e futbollit kosovar, edhe pse Feronikeli tashmë e ka të pashmangshme rënien një kategori më poshtë.

Skuadrat tjera që po luftojnë për ta kapur objektivin e mbetjes në Superligë janë Ulpiana, Dukagjini, Malisheva, Drenica dhe Prishtina.

Nga ana tjetër, kur dihet se dy skuadrat që do të largohen nga Superliga do të zëvendësohen nga dy të tjera që do të vijnë nga Liga e Parë.

Është skuadra Trepça ’89 ajo e cila po avancon me hapat të sigurt drejtë inkuadrimit në Superligën e Kosovës për sezonin 2022/23. Skuadra nga Mitrovica është e para në renditjen tabelare të Grupit A të Ligës së Parë me 44 pikë pas 21 ndeshjeve derisa po ndiqet nga Liria me 32 pikë.

Në një pozitë të mirë nga Grupi B i Ligës së parë është Ferizaj që e kryeson tabelën me 46 pikë, tetë më shumë se Vushtrria e vendit të dytë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Çfarë mund të ndodhte nga një presidencë e mundshme e Marine Le Pen?

Story i radhës

U vra teksa po pinte kafen e mëngjesit/ Del fotoja, ky është viktima Nazmi Bandula

Të fundit nga