​Këtë vit, 23 për qind e gjermanëve nuk do të blejnë dhurata për Krishtlindje

November 21, 2022
1 minut lexim

Inflacioni i lartë dhe rritja e madhe e çmimeve ndikojnë në humorin para Krishtlindjeve të gjermanëve dhe hulumtimi i institutit “Insa” tregon se këtë vit 23 për qind e gjermanëve nuk do të blejnë dhurata për Krishtlindje.

Më pak se gjysma e të anketuarve thanë se mund të paguajnë dhurata nga të ardhurat aktuale, dhe 22 për qind thonë se duhet të përdorin kursimet e tyre dhe tre për qind do të hyjnë në borxh për dhurata.

Anketa tregoi se 46 për qind e të anketuarve me të ardhura familjare më pak se 1000 euro neto thonë se nuk do të blejnë dhurata.

Vetëm 30 për qind e qytetarëve të atij grupi deklarojnë se mund të blejnë dhurata dhe se mund t’i financojnë me të ardhura aktuale.

Nga ana tjetër, 54 për qind e njerëzve nga familjet me të ardhura neto mbi 4000 euro thonë se mund të mbulojnë blerjen e dhuratave për Krishtlindje me të ardhurat e tyre.

Burimi: GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Fillon It’s My Love/ Djemtë e ri në emision tranojnë qikat

Story i radhës

Tesla tërheq 321 mijë makina Model 3 dhe Y nga qarkullimi

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë