Një nga ngjarjet më të mëdha të mbrojtjes globale, Panairi Ndërkombëtar i Industrisë së Mbrojtjes (IDEF), këtë javë do të mbahet në Istanbul, transmeton Anadolu.
Ngjarja 4-ditore, që do të fillojë nesër, do të organizohet nën kujdesin e Presidencës së Türkiyes në koordinim me Ministrinë e Mbrojtjes, Presidencën e Industrive të Mbrojtjes dhe Fondacionin e Forcave të Armatosura Turke.
Edicioni i 16-të i IDEF-it do të ekspozojë një gamë të gjerë produktesh të mbrojtjes në fusha të ndyshme, përfshirë automjetet tokësore, armët, simulatorët, radarët, hidrolokatorët, zgjidhjet e platformave detare, sistemet e aviacionit, raketat, automjetet logjistike, pajisjet e furnizimit dhe sistemet e sigurisë.
Këtë vit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes, pritet të marrin pjesë 200 delegacione, përfshirë 96 delegacione të profilit të lartë, 650 kompani vendase, si dhe 850 kompani të huaja.
Edicioni i mëparshëm i kësaj ngjarje u organizua më 17 gusht të vitit 2021, po ashtu në Istanbul.