Ish portieri i futbollit Përparim Vula ndihet krenarë që i ka takuar gjeneratës së vitit 1982 të Vëllaznimit nga Gjakova. Sipas tij, ka qenë gjenerata më e mirë dhe një kohë të gjatë nuk do të ketë nivel të atyre lojtarëve.
“Në qershor të vitit 982-shit KF Vëllaznimi i Gjakovës u bë kampion te Ligës së Parë të Kosovës dhe u plasuam në Ligën e Dytë Federative të ish-Jugosllavisë – Grupi i Lindjes.
Në këmbë nga e majta: Hasan Shasivari (i ndjerë), Besnik Hoxha, Skënder Muhaxhiri (portier i parë), Ali Shehu, Açif Shehu, Burim Zherka, Bedri Lota, Përparim Vula – Pepo, portier i dytë, Kujtim Nikoliqi, Halil Vula Laga (i ndjerë) trajner.
Ulur nga e majta: Fadil Kamberi portier junior, Gëzim Hadri (i ndjerë), Genc Shasivari portier i tretë, Shkëlzen Purrini, Faton Cërmjani, Agim Binaku Bulli, Xhelal Kaçi dhe Bashkim Radogoshi. E pata nderin të jem pjesë e kësaj gjenerate të artë të Vëllaznimit që vështirë do të përsëritet edhe një kohë të gjatë.
Vlen të ceki se ne ishim lojtar prodhim vendor, puro gjakovar, shqiptar, gjë që rrallë e hiq ndodh kjo”, ka shkruar Vula në profilin e tij në faqcebook.