Këta janë të nominuarit për çmimin “Trajneri i Muajit” në Premier Ligë

1 minut lexim

Pesë trajnerë që e filluan sezonin në mënyrë fantastike janë nominuar tani për çmimin e trajnerit më të mirë të muajit gusht në Premier Ligë.

Tifozët mund të votojnë për Mikel Artetan, Antonio Conten, Pep Guardiolan, Graham Potter dhe Marco Silvan deri të hënën e 12 shtatorit.

Vota e tifozëve do të kombinohet ne atë të panelit të ekspertëve të futbollit për ta vendosur fituesin i cili do të publikohet gjatë javës së ardhshme.

Më poshtë i gjeni trajnerët e nominuar për çmimin në fjalë.

Mikel Arteta (Arsenal) – 5 ndeshje, 5 fitore

Antonio Conte (Tottenham) – 5 ndeshje, 3 fitore dhe dy barazime

Pep Guardiola (Manchester City) – 5 ndeshje, 4 fitore dhe një barazim

Graham Potter (Brighton) – 5 ndeshje, 3 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje

Marco Silva (Fulham) – 5 ndeshje, 2 fitore, 2 barazime dhe 1 humbje

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Galatasaray sjell edhe Juan Matan!

Story i radhës

Bjellorusia mban stërvitje ushtarake pranë kufirit me BE-në

Të fundit nga