​Këta dy përbërës largojnë aromën e keqe nga makina larëse

April 26, 2022
1 minut lexim

Makina larëse është vendi ku ne lajmë të gjitha gjërat, që automatikisht do të thotë se kjo duhet të jetë një nga zonat më të pastra në shtëpinë tonë.

Edhe pse shumë njerëz mendojnë se për një makinë larëse të pastër mjafton që uji, pluhuri dhe zbutësit të qarkullojnë vazhdimisht nëpër të – kjo nuk është e vërtetë.

Një numër i madh bakteresh mund të krijohen brenda dhe në skajet e kazanit dhe nevojitet një proces i veçantë pastrimi për t’i hequr ato.

Gjithçka që ju nevojitet për të pastruar në mënyrë efektive makinën larëse janë uthull e bardhë alkoolike dhe sodë buke.

Fillimisht spërkatni pjesën e përparme të kazanit me uthull të bardhë dhe fërkojeni me një furçë dhëmbësh të vjetër, pasi ky lëng vret të gjitha bakteret, erërat dhe aromat e pakëndshme që nuk janë të rralla në këtë vend.

Më pas hidhni një gotë sodë buke në kazan dhe spërkatni pjesën e brendshme të makinës me uthull të bardhë.

Vendosni një makinë larëse në makinë dhe puna juaj është e përfunduar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Live: Manchester City dhe Real Madridi luftojnë për finale

Story i radhës

​OKB: Dy milionë fëmijë afrikanë në rrezik nga uria

Të fundit nga

Moti parashikohet i vranët dhe pa reshje

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, njofton se sot moti parashikohet i vranët dhe pa reshje. “Në mëngjes, në shumë zona do të ketë kushte për mjegull. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet -3

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë