Kessies nuk i ecën te Barça, lidhet me një rikthim në Serie A

October 31, 2022
1 minut lexim

Franck Kessie mund të largohet në janar nga Barcelona.

Mesfushori iu bashkua katalunasve si lojtar i lirë në verë, pasi kontrata e tij me Milanin i kishte skaduar.

Megjithatë, ai po e ka të vështirë të sigurojë vend në formacionin bazë. 

Sipas “SPORT”, klube të ndryshme të Serie A janë të interesuara për të rikthyer Kessien në futbollin italian. Një lëvizje e tillë mund të bëhet edhe në formë huazimi.

Por, kjo shihet edhe si diçka e vështirë për të ndodhur, pasi 25-vjeçari nuk ka kaluar ende shumë kohë që u transferua në “Camp Nou”.

Barcelona thuhet se është gjithashtu e kënaqur me qëndrimin dhe përpjekjet e tij.

Ndoshta e vetmja mënyrë që mund të ndodhë largimi i tij është nëse Barcelona po përpiqet të ulë shpenzimet e pagave.

Ndryshe, reprezentuesi i Bregut të Fildishtë ka kontratë të vlefshme me Barcelonën deri më 30 qershor 2026.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Seks dhe dashuri në punë

Story i radhës

“Thurja” do hyjë e vetme në zgjedhje: Do garojmë edhe në Bashkinë e Tiranës

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë