Kështu vlerësohen yjet e kombit!

min lexim

Shkruajnë; Camilla Norli dhe Emma Fondenes Øvrebø

Në historinë e saj në Instagram, artistja e kombit tonë, britanikja  Dua Lipa (29) ndan një foto të librit “Stargate”,  në anglisht, të quajtur “Brightly Shining”. Romani i Krishtlindjes që është shkruar nga autorja  norvegjeze Ingvild Rishøi (46).

Image

“Kam një ndjenjë se do të vrapoj në këtë libër, shkruan Dua Lipa në Instagram e cila numëron mbi 87 milionë ndjekës.

Rishøi u befasua plotësisht nga postimi i yllit botëror.

– Unë nuk kam Instagram, qeshet ajo  në telefon nga pushimet në Portugali.

Por komenti i saj është:

– Kapelja ime poshtë për artisten

– Shumë komode

Libri u botua në norvegjisht në vitin 2021 dhe mori zarin 5 në VG. Të drejtat e librit janë shitur në mbi 20 vende, kurse tani është radha e SHBA-së dhe Britanisë së Madhe.

Libri fillimisht do të dalë në anglisht më 7 nëntor, por botuesi ka printuar të ashtuquajturën kopje paraprake të cilën e mban në dorë artistja Dua Lipa!

Botuesi norvegjez, Ingvild Rishøi Gyldendal, mendon se postimi i Dua Lipës është i mrekullueshëm.

– Ne mendojmë se kjo është një e veqantë e madhe, diçka e bukur për autoren Ingvild, thotë kryeredaktori për letërsinë norvegjeze, Kari Marstein, për VG.

Në romanin “Stargate”, takojmë Ronja (10) dhe Melissa (16) të cilët jetojnë në Tøyen të kryeqytetit Oslo me një baba alkoolik dhe të papunë. Ai merr një punë si shitës i pemëve të Krishtlindjeve, por zhduket nga dehja në pijetoren e mirënjohur Stargate në Grønland në Oslo dhe përfundon, pastaj Melissa duhet të marrë përsipër punën.

Rishøi është shumë i lumtur që arrin në botën e librit me këtë libër!

– Fëmijët e gjithë botës të cilët jetojnë me prindër që e përdorin drogën,nuk janë një fenomen i veçantë norvegjez. Kjo është shumë e mirë për mua që libri përkthehet dhe lexohet edhe nga njerëzit e vendeve të tjera, prandaj dikush edhe mund të identifikohet me atë që përjetojnë vajzat në këtë libër…)

Artistja  ka bashkëpunuar edhe me norvegjezen Caroline Ailin. Kënga hit “Dance the Night”, e kënduar nga Dua Lipa, është shkruar ndër të tjera nga C. Ailin dhe u publikua verën e kaluar në lidhje me filmin e suksesshëm “Barbie”.

Por Dua Lipa nuk merret vetëm me muzikë, në vitin 2022, ajo filloi me një klub librash. Service95 është një platformë globale e themeluar nga Dua Lipa dhe përfshin një faqe interneti, buletin javor, podcast dhe Service95 Book Club.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Shqipëri, tensione në parlament. Opozita nuk lejon socialistët të hyjnë në sallë

Story i radhës

Ndalet tymi në ndërtesën e djegur në Çair, është djegur plastikë, priza, poçe e kabllo elektrike

Të fundit nga