Kështu u shpartallua korpusi elitar rus që u themelua për të qenë kërcënim për NATO-n

October 31, 2022
min lexim

Gjashtë vjet më parë, marina ruse formoi një korpus të ri ushtarak, detyra e të cilit ishte të mbronte Kaliningradin, rajonin e shkëputur rus mes Polonisë dhe Lituanisë në Detin Baltik, por edhe për të qenë kërcënim për shtetet e NATO-s që e rrethojnë.

Këtë vit, kur lufta në Ukrainë shkoi keq për Rusinë, Kremlini tërhoqi Korpusin e 11-të nga Kaliningradi dhe e dërgoi në Ukrainë, por u shpartallua shpejt nga ushtria ukrainase.

Formimi, vendosja dhe shkatërrimi i Korpusit të 11-të të Ushtrisë është një histori më e madhe se tragjedia e luftës së Rusisë në Ukrainë.

Kjo trupë ishte menduar t’u jepte përparësi forcave ruse në luftën globale. Në vend të kësaj, trupat u bënë “mish për top”.

Tani Kaliningrad është pothuajse i pambrojtur dhe kërcënimi që trupat nga ajo zonë i përbënin dikur NATO-s, është zhdukur.

Përpara se Rusia të zgjeronte luftën e saj në Ukrainë në fillim të shkurtit, kishte jo më pak se 12,000 trupa ruse në Kaliningrad me rreth 100 tanke T-72, disa qindra automjete luftarake BTR, obusë Msta-S dhe raketa BM-27.

Ky Korpus kontrollonte shumicën e atyre forcave.

I shfaqur mbi kufirin perëndimor të Lituanisë, një nga shtetet më të dobëta anëtare të NATO-s, Korpusi i 11-të i Ushtrisë ishte një “dordolec i Luftës së Ftohtë” për vendet përreth, ish-republikat sovjetike të Lituanisë, Letonisë dhe Estonisë.

NATO vëzhgoi me kujdes ngritjen e forcave në Kaliningrad, një nga trashëgimitë më të diskutueshme të rindërtimit të Evropës pas Luftës së Dytë Botërore, shkruan Forbes.

Batalionet, brigadat dhe divizionet ruse të udhëhequra keq dhe të pafurnizuara ishin të prekshme ndaj artilerisë, dronëve dhe ekipeve të këmbësorisë ukrainase që godisnin me saktësi.

Pas vetëm një muaji luftimesh të ashpra, rusët u detyruan të tërhiqeshin nga Kievi, duke pësuar një humbje prej 50.000 të vrarëve e të plagosurve, në kohën kur linjat e frontit u stabilizuan në maj.

Në atë kohë, rusët mbanin portin strategjik dhe ishin në prag të kapjes së Kharkivit, por forcat ruse po dobësoheshin gjithnjë e më shumë, pasi ushtria ukrainase u furnizua me armë dhe raketa nga aleatët perëndimorë dhe filloi të shkëpuste linjat ruse të furnizimit.

I dëshpëruar për trupa të reja, Kremlini mobilizoi Korpusin e 11-të të Ushtrisë, duke e zhvendosur atë me anije dhe aeroplanë në Belgorod, në Rusinë jugore dhe më pas në Ukrainë, afër Kharkivit. Për tre muaj luftime të ashpra u shteren fuqitë e korpusit për 30 për qind, shkruan Reutersi bazuar në dokumentet që posedon. I bie se janë vrarë gati 4.000 ushtarë nga ky korpus

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhemile Veselaj ka ardhë fuqishëm me projektin e ri muzikor

Story i radhës

Tensione në hapjen e klubit maqedonas në Bullgari, Mickoski u përplas me protestuesit

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë