Kështu mund ti shëroni thembrat e plasaritura

February 7, 2022
1 minut lexim

Këpucët e dimrit dhe të ftohtit ndikojnë drejtpërdrejt në pamjen e këmbëve tona dhe na thajnë thembrat

Sekreti qëndron në vetëm një përbërës që ka çdo kuzhinë – limoni.

Trajtimi me limon

Gjithçka që ju nevojitet për këtë trajtim është një limon i madh, çorape që zakonisht i mbathni dhe krem hidratimi ose vaj për lëkurën.

Pritini limonin në gjysmë dhe shtrydhni lëngun. Gjithçka që ju nevojitet është një lëvore limoni me pak tul në të. Gjysmat e limonit vendosini drejt në thembra.

Mbathni çorape dhe mbajeni këtë kompresë shëruese në këmbët tuaja për 30 minuta.

Gjysmë ore për të qetësuar dhe rigjeneruar lëkurën e këmbëve nuk është e gjatë, por rezultati do t’ju kënaqë. Pas 30 minutash, zbathni çorapet tuaja, hidhni gjysmat e limonit dhe shikoni thembrat tuaja.

Lëkura e limonit dhe tuli i tij përmbajnë vajra esencialë që zbutin dhe rigjenerojnë lëkurën, të gjitha qelizat e vjetra të lëkurës hiqen lehtësisht ose thjesht kruajini pak thembrat! Edhe pa kruarje, çarjet në thembra bëhen më pak të dukshme pas procedurës së parë dhe nëse i kryeni rregullisht, lëkura e këmbëve do të duket e përsosur dy deri në tre herë në javë!

Tani aplikoni pak krem hidratues ose vaj në këmbët tuaja dhe vishni përsëri çorapet tuaja. Vaji ose gjalpi i kokosit, kremi i kalendulës ose një përzierje glicerine dhe alkooli do të kenë një efekt të madh në thembrat.

Kjo procedurë përfundimtare ushqen lëkurën dhe ndihmon thembrat të qëndrojnë të lëmuara për një kohë të gjatë.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Blinken: SHBA e angazhuar të ndihmojë Evropën për t’u furnizuar me energji

Story i radhës

Marrëveshje universitare/ Rama dhe ministrja Kushi takojnë rektorët e Romës dhe Lacios

Të fundit nga

Vendim i papritur

Trajneri Antonio Conte fitoi titullin e Serisë A me Napolin që në vitin e parë, por ende nuk e ka të qartë se ku do të jetë e ardhmja e tij. Juventusi

Telegram integron chatbotin AI Grok

Kompania xAI e Elon Musk do ti paguajë Telegram 300 milionë dollarë për të ofruar chabotin Grok për përdoruesit e saj. Kushtet e marrëveshjes janë thellësisht në favor të Telegram ndërsa 300
sqmken
ShkoLartë