Megjithëse ka vendosur të mos flasë në lidhje me lajmet e ndarjes nga Blero Muharremi, Afrona Dika po konfirmon çdo ditë e më shumë se është vetëm. Kjo përmes rrjeteve sociale.
Për herë të parë pas disa vitesh, Afrona festoi ditëlindjen si ‘beqare’ pas ndarjes nga këngëtari Blero Muharremi.
Dhe urimi që Afrona Dika kishte për veten e saj në ditën e lindjes është, “Gëzuar për fillime të reja”, duke injoruar urimin që Blero i bëri me një tjetër postim në profilin e tij.
Duket se me këtë status Afrona konfirmoi ndarjen nga Blero dhe se është gati për një fillim të ri. Megjithatë ajo nuk ka bërë ende një deklaratë të qartë dhe konkrete në lidhje me raportin e saj me këngëtarin. Kështu ajo vijon të thumbojë në rrjetet sociale. Së fundmi ajo publikoi në Instastory një postim ku shkruhet: “Sa më shumë rritesh, aq më e qetë bëhesh. Jeta të përul aq shumë sa mosha jote. Ti e kupton në sa budallallëqe ke humbur kohë”, duke i vënë mbishkrimin: “Kështu është jeta”.
Dhe pse ende nuk ka një konfirmim nga ana e çiftit, kanë qenë detajet nga më të shumtat të tyre, të cilat tregojnë se ata nuk janë më bashkë.
Së fundmi në një intervistë për T7, këngëtari është ngacmuar në lidhje me këtë çështje, e cila ngjall një kureshtje të madh në publik. Mirëpo as këtë herë nuk morëm një konfirmim apo mohim nga ana e Bleros. Ai thjesht u shpreh se është diçka personale, duke mos komentuar asgjë.
”Nuk mund të them asgjë. Thjesht është shumë personale. Dhe nuk kam koment në atë drejtim. Sepse sa i përket kësaj pjesë çfarë mundem me u shpreh është se nuk kam pasur një të kaluar më parë të mirë, kam njëfarë fobie në këtë drejtim, dhe nuk dua të komentohem,”-është shprehur Muharremi.