Kështu duhet të jetë përbërja e qeverisë së ardhshme sipas Visar Ymerit

September 22, 2024
1 minut lexim

Ish-kryetari i LVV-së, Visar Ymeri konsideron se e duhur për Kosovën do të ishte formimi i një qeverie prej partive opozitare.

Siç thekson ai, “Kosovës i duhet stabilitet, bashkëpunim e zhvillim”.

“E duhur për Kosovën kish me qenë me u kriju një qeveri prej partive opozitare e cila i ka dy mandate kryesore, njëra është me rikuperu marrëdhëniet me miqtë dhe e dyta me u zotu se puna me Serbinë ka me përfundu si marrëveshje dhe zbatim. Qeveria e ardhshme duhet të jetë qeveri e stabilitetit, bashkëpunimit, zhvillimit. Jo përplasjes, izolimit dhe varfërimit”, tha Ymeri.

Ndërkaq, Ymeri e konsideron të nevojshme përfshirjen e opozitës që të zbehet “fenomeni Kurti”.

“Po shkojmë drejt theqafjes, veçanërisht në raport me subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës. Secila fushë e jetës në Kosovë e pëson për shkak të dialogut. Çmagjepsja e qytetarëve të Kosovës me fenomenin Kurti krahasur me vitin 2021 ka ra dukshëm. A ka mu përkthy kjo në përkrahje të ndonjë prej partive opozitare. Kjo pastaj është punë e tyre, kjo nuk ndodh automatikisht. Opozita duhet me u angazhu shumë. Opozita e ka shancën e artë. Kosova duhet pernime me marrë seriozisht orientimin e vet në një botë jashtëzakonisht të paparashikueshme”, theksoi ai.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Xhensila dhe Besi nuk janë ndarë kurrë, apo janë kthyer sërish? Fotot e tyre bashkë… bëjnë “lëmsh” rrjetin!

Story i radhës

Lëndë plasëse në portën e një banese në Bushat

Të fundit nga

ShkoLartë