​Kështu do të mbajë moti në javën e parë të korrikut

June 30, 2024
1 minut lexim

Në javën e parë të korrikut mbi vendin tonë do të mbajë kryesisht me diell. Ditën e martë pritet të ketë riga shiu, shkarkime rrufesh dhe breshër.

Të hënën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 27-33 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Ditën e martë do të jetë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës do të kalojnë në stadin e mesëm dhe të ulët të troposferës duke krijuar mundësi për riga shiu dhe shkarkime rrufesh. Në vende të izoluara parashihen reshje breshëri me stuhi.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-18 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 24-27. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-9 metër për sekondë.

Të mërkurën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2 metër për sekondë.

Dita e enjte do të jetë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-25. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Të premten do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët, kryesisht vranësirat mund të shfaqen rreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 24-28. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-6 metër për sekondë, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Ukraina akuzon Rusinë për vrasjen e fëmijëve

Story i radhës

Publikohen formacionet zyrtare të Anglisë në ndeshjen ndaj Sllovakisë

Të fundit nga

ShkoLartë