keshtu do te jete moti javen e ardhshme 67fbfeb9d9863

Kështu do të jetë moti javën e ardhshme

April 13, 2025
1 minut lexim

Gjatë javës së ardhshme vendi ynë do të ndikohet me mot të ndryshueshëm, vranësira të shoqëruara me riga shiu, por nuk do të mungojnë as periudhat me diell dhe ngritja e temperaturave.

Të hënën do të mbretërojë mot kryesisht i vranët dhe vende-vende me riga shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-7 metër për sekondë.

Mot i ngjashëm do të mbretërojë edhe ditën e martë. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës 16-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-5 metër për sekondë.

Ditën e mërkurë do të mbajë mot i vranët dhe me intervale diellore, vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobëta shiu. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 5-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24 gradë Celsius.

Do të fryjë erë nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi 1-4 metër për sekondë.

Mot me diell dhe pjesërisht i vranët do të mbretërojë ditën e enjte. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 7-10 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 20-24 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi e lehtë deri mesatare.

Të premten do të mbretërojë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius, ndërsa maksimalet 15-20 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4 metër për sekondë, thuhet në raportin e parashikimit të motit nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës..

Image

Moti

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

izraeli ne gatishmeri leshohet nje rakete nga jemeni ne jeruzalem degjohen sirena 67fbfe42569d7
Story i mëparshëm

Izraeli në gatishmëri, lëshohet një raketë nga Jemeni! Në Jeruzalem dëgjohen sirena

gjesti nga izolimi i tepert dhe i gjate kam humbur edhe shikimin nuk mund te shoh mire 67fbffe6422b0
Story i radhës

Gjesti: Nga izolimi i tepërt dhe i gjatë kam humbur edhe shikimin – nuk mund të shoh mirë

Të fundit nga

ShkoLartë