​Kështu do të jenë temperaturat gjatë javës së ardhshme, apelohet për kujdes

min lexim

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se edhe java e ardhshme do të jetë me vapë.

Sipas institutit, të hënën do të mbajë mot kryesisht me diell.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga jugperëndimi me shpejtësi 1-4m/s. E martë –Moti me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-38 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi jugperëndimit me shpejtësi 1-3m/s”, thuhet në njoftim.

E të mërkurën, instituti ka paraparë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

“Vranësirat parashihen kryesisht gjatë relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 35-38gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-2m/s. E enjte-Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 15-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 34-39gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtime i juglindjes me shpejtësi 1-4m/s.E premte – Mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen , duke krijuar mundësi për ndonjë rigë afatshkurtër të përcjellur me shkarkime rrufesh. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 16-19 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 31-35gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi 1-4m/s”, thuhet në njoftim.

Sipas IHK-së, këto temperatura të parashikuara në vende urbane do të jenë për 2-3 gradë më të larta, varësisht nga ekspozimi i materjeve të metalta, asfaltit, materjeve inerte dhe pozitës së objekteve ndaj kupës së qiellit. Parashihen edhe netë tropike në këto vende urvbane , ku merkuri në termometër edhe gjatë natës dhe orëve të hershme nuk do të bie nën 20 gradë Celsius.

KUJDES: Indeksi UV do të jetë shumë i lartë, parashihen rreth 64 orë me diell, prandaj kujdes kontaktit direkt me rrezet e diellit. Personat me sëmundje kronike të ju shmangen këtyre rrezeve, ose të bartin masa mbrojtëse, syze kapelë , rroba me ngjyrë të lehta. Një kujdes i veçantë edhe pjesëmarrësve në komunikacion, sepse ky mot me vapë shkakton shqetësime, dobëson reflekset e ngasjes, gjithashtu në raste të veçanta mund të humbin edhe kontrollin. Konsumimi i shpeshtë i ujit të freskët është i këshillueshëm”, thuhet në njoftim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Basha: Demokratët Euroatlantikë do të jenë në zgjedhje, nuk jemi fraksion i Berishës

Story i radhës

Zëdhënësi i Kremlinit për sulmin ndaj Trumpit: Ka qenë e qartë se jeta e tij ishte në rrezik

Të fundit nga