Këshilltari i BDI-së: Sedat Sulejmani me urdhër të Bilall Kasamit “uzurpoi” hapësirat e Qendrës Rinore!

Këshilltari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Liridon Disha ka shpërndarë videon ku shihen se si aktivist e zyrtarë të Lëvizjes Besa pjesë e tyre edhe të punësuar në Komunën e Tetovës kanë “vjedhur” e “uzurpuar” hapësirat e Qendrës rinore kulturore në Tetovë, njofton indeks.mk

Disha ka thënë se personi që udhëheq këtë “grup” është lehtësisht i dallueshëm duke zbuluar se është Sedat Sulejmani dhe ka thënë se i njëjti këtë veprim e ka bërë me urdhër të Kasamit.

Marketing

Thotë se ky veprim përveç se është i turpshëm, është edhe anti-ligjor.

Njoftimi i plotë:
Mbrëmë gjatë mesnatës njerëz lehtë të identifikueshëm të Lëvizjes Besa, kanë ndërruar dorëzat dhe çelësat e derës së HAPSIRËS KULTURORE TË TETOVËS, pa autorizimin e Komunës së Tetovës dhe pa lejen e shoqatave që veprojnë dhe e mirëmbajnë këtë hapësirë.

Pyesim publikisht Kryetarin e Komunës kur, ku dhe pse i dha autorizim Sedat Sulejmanit të marrë një veprim të tillë antiligjor?

Gjithashtu duam të dimë se çfarë pozite në Komunën e Tetovës ka personi në fjalë?
Këtë veprim ne përveç se e konsiderojmë si të turpshëm, gjithashtu e konsiderojmë si antiligjor dhe kërkojmë prej organeve kompetente sa më shpejtë ta zbardhin rastin duke vepruar sipas ligjit!

Story i mëparshëm

Flavio Buzhala me synime të mëdha

Story i radhës

Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, policia refuzon kërkesën e Berishës për protestë

Të fundit nga