Këshillim apo imponim?“Të dëgjojmë njëri-tjetrin”, apo qeverinë? Specialistët, skeptikë

April 2, 2022
1 minut lexim

Procesi i Këshillimit kombëtar përfundoi të enjten e fundit marsit.

Pyetësori me 12 çështje që sipas qeverisë, na shqetësojnë ne, përveç se mund të plotësohej online apo ju dërgohej familjeve shqiptare në shtëpi me postë, gjithashtu mund të plotësohej fizikisht pranë tendave të krijuara në bashkitë e Shqipërisë.

Enver Zylyftari nga Sauku iu drejtua sheshit “Skënderbej” në ditën e fundit, me besimin se do të kontribuonte në  shoqëri.

 “Ne kemi shpresë që këto mendimet tona të merren parasysh”, tha ai.

Ndryshe nga 72 -vjeçari mendon studentja e gjuhëve të huaja, Krisa e cila nuk beson te slogani I kryeministrit: “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”.

“Jam pak skeptike kur vjen puna te këto gjëra se e dimë që qeveria nuk na dëgjon. Është e trishtë e di që e them unë si e re që jam por gjithsesi kështu mendoj se funksionon”, tha ajo.

Por kryeministri Edi Rama thotë me siguri se mendimet e shqiptarëve do të marrin jetë shumë shpejt.

“Që nga Kongresi do iu tregojmë njerëzve pse Këshilli kombëtar është diçka serioze dhe se çfarë ata kanë vendosur do të bëhet”, tha Rama.

Gazetari Blendi Salaj vë në pikëpyetje vlerën e këtij formulari.

 “Nëse të gjithë shqiptarët shprehen mbi çdo çështje mbi të cilat ata nuk janë ekspertë, përfshirë dhe mua, nuk e di sa vlen mendimi I tyre që s’ia kanë idenë për çfarë po përgjigjen? Ekspertët që kanë të dhëna mund të japin një përgjigje të kualifikuar”, u shpreh Salaj.

Këshillimi kombëtar i ka kushtuar buxhetit të shtetit 25 mln lek, që për aktivistët e shoqërisë civile është një shpenzim i panevojshëm në kohë krizash.

 “Për të kursyer mund të bëheshin sondazhe me kampione 1000 apo 10000 e që tregonin realisht se çfarë mendohej në masë, por në atë rast do të mungonte spektakli”, tha Salaj.

Por qytetarët e thjeshtë kanë shqetësime të tjera, përtej integrimit në BE, apo Ballkanit të Hapur.

 “Qeverisë i kërkojë të kthejë kokën nga fshatari. Të stimulohen fermerët. Kjo është pyetja ime që duhet ti jap përgjigje”.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Sportistja e njohur e balldyska e Kosovës, në maje të Rubikut

Story i radhës

Banorët e Shajkovcit japin shtatëdhjetëmijë euro për memorialin e dëshmorëve

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë