Këshilli Presidencial i Libisë bën thirrje për zgjidhjen e krizës politike

December 30, 2022
1 minut lexim

Këshilli Presidencial i Libisë i bëri thirrje kreut të Dhomës së Përfaqësuesve në qytetin Tobruk në lindje të vendit, Aguila Saleh dhe kreut të Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Khalid al-Mishri që të takohen për të zgjidhur krizën politike në vend, transmeton Anadolu Agency (AA).

Zëdhënësja e Këshillit presidencial, Najwa Wahiba në një deklaratë për televizionin Al-Ahrar me qendër në Tripoli ka thënë se Këshilli Presidencial duke iu drejtuar Saleh dhe Al-Mishri u ka përcjellë letër zyrtare që të takohen më 11 janar në qytetin Gadamis në jugperëndim të vendit për të zgjidhur krizën.

Ndërkohë nga Saleh dhe Al-Mishri ende nuk është dhënë ndonjë deklaratë.

Përfaqësuesi special i OKB-së për Libinë, Abdoulaye Bathily në një deklaratë më 5 dhjetor tha se kreu i Dhomës së Përfaqësuesve të Libisë Aguila Saleh dhe kreu i Këshillit të Lartë Shtetëror të Libisë, Khalid al-Mishri janë dakorduar që nën vëzhgimin e OKB-së të zhvillojnë takim në qytetin Zintan për të përshpejtuar procesin zgjedhor në datën në fjalë por që takimi nuk ka qenë i mundur të mbahet këtu për shkak të problemeve logjistike.

Bathily u bëri thirrje palëve të caktojnë vendin dhe kohën e një takimi të ri për të prodhuar zgjidhje konkrete dhe të zbatueshme për të nxjerrë vendin nga kriza. Ai tha se këtë thirrje e bëri pas përpjekjeve mes Saleh dhe Al-Mishri për të formuar qeverinë e re në Libi.

– Ngërçi zgjedhor

Ekzistenca e dy qeverive të ndryshme të udhëhequra nga Abdul Hamid Dbeibeh dhe Fathi Bashagha në Libi prej një kohe të gjatë, ka shkaktuar vazhdimin e destabilitetit në vend.

Forumi i Dialogut Politik të Libisë në takimet e tij në nëntor 2020 vendosi që zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në vend të mbaheshin më 24 dhjetor 2021 por zgjedhjet nuk mundën të organizohen në datën e caktuar.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Ukraina: 15 mijë njerëz janë zhdukur që nga fillimi i luftës

Story i radhës

IKShPK-ja uron qytetarët për Vitin e Ri: Ju lutemi, vazhdoni kujdesin ndaj COVID-19

Të fundit nga

Merkel: Çështja Brexit, një poshtërim ndaj BE

Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja gjermane shkruan se çfarë mund të kishte bërë më shumë për të ndalur Britaninë Në librin e saj “Freedom”, ish-kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, e ka
ShkoLartë