Këshilli për Siguri: Situata në vend stabile – s`ka indikacione destabilizimi!

November 5, 2024
1 minut lexim

 

Situata e sigurisë në RMV është stabile, por në rajon mund të operojnë shumë struktura radikale – tha Ministri I Mbrojtjes, Vlado Misajlovski, pasi dje u mbajt seanca konstituive e përbërjes së re të Këshillit për Siguri.

Sipas tij, në Ballkanin Perëndimor me rëndësi është të ndiqen të gjithë ata që janë kthyer nga vatrat e luftës në rajone tjera.

“Në Ballkan duhet të ndiqen të gjitha celulat, strukturat, të gjithë të kthyerit nga disa vatra. Duhet gjithmonë të jemi syhapur. Shumë e rëndësishme për sigurin është që të jemi pjesë e BE-së dhe kjo lidhet me shumë rreziqe tjera – sigurinë ekonomike, migrimin e të rinjve e të ngjashme” – tha Ministri Misajllovski.

Në Konferencën e sotme të nivelit të lartë, me rastin e shënimit të 75-vjetorit të themelimit të NATO-s, Ministri I Mbrojtjes, paralajmëroi modernizimin e Armatës.

Sipas tij, në seancë të mbyllur qeveritare do të vendoset për një pako të ri ndihme për Ukrainën.

Ndryshe, dje u mbajt seanca konstituive e përbërjes së re të Këshillit Këshillit për Siguri.

Sic thuhet në komunikatë, në këtë seancë kanë marrë pjesë kryesuesja e Këshillit, Presidentja Gordana Siljanovska Davkova, anëtarët e Këshillit, Kryeparlamentari Afrim Gashi, Kryeministri Hristijan Mickoski, Ministri I Brendshëm, Pançe Toshkovski, Ministri i Mbrojtjes, Vlado Misajlovski dhe tre anëtarët e emëruar nga Presidentja – Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska Jordanova dhe Vlado Spiridonov.

Me ftesë të Presidentes, kanë marrë pjesë dhe kanë referuar edhe Kryeshefi I Shtatmadhorisë së Armatës, Gjeneral-majori, Sashko Lafçinski, Drejtorja e Agjencisë për Kundërzbulim, Gabriela Jakovleva dhe Drejtori I Agjencisë për Siguri Kombëtare, Bojan Hristovski.

Këshilli për Siguri ka konstatuar se situata në vend është stabile dhe se nuk ka indikacione për cënimin e kufijve, integritetit dhe sovranitetit të shtetit.

Këshilli për Siguri do të takohet çdo tre muaj, kurse sipas nevojës edhe më shpesh – thuhet në komunikatë. /tvklan.mk

Burimi: TV KLAN

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Atilla ndez shtëpinë për Drenushën: Këtu ka një urë, a e zgjidh me gjemba?

Story i radhës

OBSH: Mbi 100 pacientë do të evakuohen nga Gaza

Të fundit nga

ShkoLartë