​Këshilli Kombëtar për parandalimin e dhunës në sport kërkon nga FFK të dënohen përgjegjësit e ngjarjeve të djeshme

April 4, 2022
1 minut lexim

Ngjarja e djeshme ku në ndeshjen Gjilani-Ballkani u ushtrua dhunë ndaj Stivi Frashërit nga tifozët e Gjilanit ka bërë që të mblidhet Këshilli Kombëtar për parandalimin dhe sanksionimin e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive.

Pas kësaj mbledhjeje, ky këshill ka lëshuar në komunikatë për opinion ku ka bërë thirrje që nga federatat dhe klubet që të zbatojnë me përpikëri rregulloret dhe kriteret teknike gjatë procesit të aprovimit të objekteve të caktuara sportive për zhvillimin e ngjarjeve sportive.

Gjithashtu, Këshilli kërkon nga federatat, respektivisht komisionet përkatëse për aprovimin teknik të objekteve sportive, si edhe delegatët që caktohen nga organizatat sportive për drejtimin dhe mbikëqyrjen e zhvillimit të ngjarjeve sportive, që në rastet kur nuk ofrohen kushtet adekuate të sigurisë të mos lejojnë prezencën e tifozëve, apo sipas nevojës të mos lejojnë zhvillimin e ngjarjes sportive pa u plotësuar kushtet përkatëse.

Këshilli ka dënuar edhe dhunën e shfaqur dje në ndeshjen e futbollit të Ligës së Tretë (ndeshja e vlefshme për javën e 13-të), ndërmjet Bashkimit dhe Besës, me ç’rast futbollistët e skuadrës së Bashkimit nga Krusha e Madhe e Rahovecit, kanë sulmuar fizikisht gjyqtarin e kësaj ndeshjeje, me ç’rast ka qenë e nevojshme ndërhyrja e Policisë së Kosovës.

Këshilli gjithashtu kërkon nga organet përkatëse në kuadër të Federatës së Futbollit të Kosovës që me përkushtim maksimal të analizojë dhe të vlerësojë gjithçka që ka ndodhur gjatë incidenteve të djeshme dhe konform dispozitave përkatëse të shqiptojnë dënimet adekuate për përgjegjësit e ngjarjeve të djeshme.

Këshilli iu bën thirrje të gjitha federatave, klubeve sportive, organizatorëve të ngjarjeve sportive, si dhe grupeve të tifozëve që të distancohen nga të gjitha format e dhunës dhe dukurive negative në ngjarjet sportive, dhe të ofrojnë bashkëpunim me Këshillin si dhe organet tjera shtetërore për t’i parandaluar këto dukuri negative.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Soda e bukës dhe roli i saj tek flokët

Story i radhës

Çifti ndahet 2 muaj pas dasmës, i riu i kërkon kameramanit t`ia kthej lekët mbrapsht pasi që gruaja iku

Të fundit nga

Lista Serbe nuk certifikohet, reagon Franca

Ambasada e Francës në Kosovë ka reaguar pas moscertifikimit të Listës Serbe për zgjedhjet parlamentare të nëntë shkurtit. Në një reagim të publikuar në rrjetin social “X”, Franca ka thënë se certifikimi është
ShkoLartë