Këshilli i Qytetit të Shkupit votoi Vendimin për caktimin e kompensimit për transportuesit privat për kilometër të kaluar

December 25, 2024
min lexim

Shkup, 24 dhjetor – Me 28 vota “për”, asnjë “kundër” dhe një “abstenim”, këshilltarët e Qytetit të Shkupit sonte vonë e votuan Vendimin për përcaktimin e vlerës së kompensimit për shërbimet e kryera në transportin me linjë të udhëtarëve, sipas kriterit – kilometri i përfunduar.

Kryetari i Këshillit të Qytetit të Shkupit, Trajko Sllaveski, në fillim e prezantoi tërë kronologjinë e zhvillimeve për këtë çështje dhe seancën e 16-të të jashtëzakonshme të Këshillit ku u diskutua.

“Me iniciativën e një anëtari të Këshillit mbajtëm seancën e 16-të të jashtëzakonshme ku pas disa orësh diskutimi u propozua një konkluzion, i cili u votua nga shumica e të pranishmëve. Duke qenë se shërbimet e Qytetit të Shkupit, gjegjësisht Sektori për Mbështetjen e Këshillit, nuk e kanë përgatitur apo dhënë konkluzion që unë t’ia përcjell kryetarit të komunës. Konluzioni është përgatitur dhe i është përcjellë kryetarit të komunës. Sipas ligjit, kryetari i komunës ka detyrimin që brenda shtatë ditëve të publikojë rregulloren, në këtë rast konkluzion, ose nëse nuk e publikon, të japë shpjegimin se pse nuk e publikon. Kjo nuk është bërë. Prandaj, unë, si kryetar i Këshillit, parashtrova ankesë në Inspektoratin Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale dhe ata kanë bërë mbikëqyrje, kanë përgatitur raport në të cilin janë konstatuar parregullsi në punën e administratës së Qytetit të Shkupit nga këndvështrimi i bojkotit për mos numërimin e votave, mos hartimin e rregulloreve etj. Dhe sonte, më 23 dhjetor, ka pasur procesverbal, është marrë vendim nga Inspektorati Shtetëror për Vetëqeverisje Lokale, i cili i ka shqiptuar vërejtje kryetares së qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. Vërejtja është shqiptuar pikërisht për shkak të mosveprimit për mospublikim të rregullores në Gazetën Zyrtare, në këtë rast konkluzion në afatin e caktuar dhe mosdhënia e shpjegimit pse nuk është bërë”, tha Sllaveski.

Cvetanka Sokolova Mlladenovska, udhëheqëse e departamentit në Qytetin e Shkupit, theksoi se sipas nismës së dorëzuar dhe rendit të ditës së seancës së jashtëzakonshme, udhëheqësit e departamenteve reaguan të njëjtën ditë dhe i dërguan njoftim kryetarit të Këshillit me të cilin thuhet se nuk do të hartojnë dokument në kundërshtim me rregulloret ligjore, pasi, siç tha ajo, konkluzioni i propozuar nuk është miratuar nga këshilltarët.

“Për këtë është dorëzuar peticion në Inspektoratin për Vetëqeverisje Lokale. Para se të vinte Inspektorati për mbikëqyrje, kryetari i Këshillit përgatiti një procesverbal, përkatësisht një konkluzion të cilin ia kishte dorëzuar kryetares së qytetit të Shkupit. Lidhur me konkluzionin, kryetarja e komunës ka dorëzuar një njoftim në të cilin ka treguar se vetë dokumenti, i cili titullohet si konkluzion, nuk është përgatitur nga shërbimet eksperte në administratën e qytetit, të cilat jo vetëm sipas Rregullores së Punës, por edhe sipas Vendimit për organizimin e brendshëm janë vetëm përgjegjës dhe kompetent për përgatitjen e akteve të tilla para akteve të tjera nën kompetencën e Këshillit. Kështu, procesverbali i përpiluar nga seanca i është dorëzuar kryetarit të Këshillit, i cili ka bërë një lloj korrigjimi jashtë procedurës së përcaktuar procedurale për përpilimin e procesverbalit dhe dorëzimin e tij te këshilltarët”, tha Mlladenovska.

BURIMI: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Momente unike mes Gjestit dhe Xhenetës

Story i radhës

“Vuçiq është në kohën shtesë”, Osmani: Ja kush mund ta vrasë nëse tradhton Rusinë

Të fundit nga

Zhegrova kërkohet me ngulm në Serie A

Juventus dhe Roma janë dy klubet që kanë shfaqur interes më të lartë për të transferuar sulmuesin e përfaqësueses së Kosovës që aktivizohet te Lille, Edon Zhegrovën. Sipas raportimeve të medieve italiane
ShkoLartë