keshilli i mandateve per ballukun bardhi flet pas mbledhjes kycen usb ne per ti dhene alibi te pandehures 694571349f8f0

Këshilli i Mandateve për Ballukun, Bardhi flet pas mbledhjes: Kyçën USB-në për t’i dhënë alibi të pandehurës

December 19, 2025
1 minut lexim

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka folur për mediat pas përfundimit të mbledhjes së sotme të Këshillit të Mandateve.

Ai u shpreh se opozita ka kërkuar që mbledhja të zhvillohej në mënyrë transparente për publikun, ndërsa shtoi se nëse do të ishte respektuar qëndrimi i 5 anëtarëve të opozitës në Këshillin e Mandateve do të ishte zbuluar edhe data e mbledhjes së radhës.

Bardhi: Gazment Bardhi: Kërkuam që mbledhja e sotme të ishte transparente për qytetarët, për përfaqësuesit e medias dhe e hapur për opinionin publik. Kërkesa nuk u mor në konsideratë. Sot jemi marrë vetëm me procedurën. E para ishte nëse deputetët ishte apo e drejtë të kishin të plotë dosjen e sjellë nga SPAK.

Ajo që deputetët e opozitës e kanë thënë gjithë këto ditë, u konfirmua nga SPAK. Po, secili deputet anëtar i Këshillit të Mandateve duhet ta ketë të plotë. Kyçën USB-në për t’i dhënë alibi të pandehurës se nuk ka lexuar të plotë materialin. 5 anëtarët e opozitës në komision kërkuan që mbledhja të ndërpritej. Deputetët të pajiseshin me materialin e plotë dhe të dëgjonin prokurorinë dhe të pandehurën Balluku të hënën në mëngjes. U zbulua skenari që Rama nuk e ka vendosur ende se ccfarë do të bëjë me Ballukun që të shohë deri ku shkon përgjegjësia e tij dhe çfarë të dhënash ka për atë në dosje.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

FB IMG 1766154934414
Lajmi i mëparshëm

Mexhiti: Mbështetja për arsimin turk, dëshmi e shoqërisë sonë shumetnike

elbasani po jep sinjale te qarta 69457194175f4
Lajmi i radhës

Elbasani po jep sinjale të qarta

Të fundit nga

Alarm për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

Një kërcënim me bombë është raportuar sonte në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur veprimet operative për të menaxhuar situatën dhe për të
ShkoLartë