Edhe pas 12 tentativa për konsistumimin e Kuvendit të Kosovës, deputetët e zgjedhur dështuan. As në seancën e së mërkurës, deputetët nuk arrijtën të zgjedhin kryeparlamentarin e Kuvendit.
Edhe pas kësaj séance pati ‘përplasje’ pozitë-opozitë duke fajësuar njëri-tjetrin për bllokimin e punës së institucioneve.
Por sa realisht po dëmtohet Kosova drejtë rrugës së saj evropiane, derisa nuk po arrijnë të formoj as institucionet e reja?
Lidhur me këtë ҫështje, analisti për ҫështje rajonale, Lulzim Veliu në një prononcim për ‘Bota sot’ thekson se, përveҫ problemeve brenda shtetit, mos konstituimi i kuvendit, ndikon negativisht edhe në aspektin ndërkombëtar dhe integrimet euroatlantike.
“Deri më tani kemi 12 tentativa për seancën e konstituimit të Parlamentit të Kosovës që nuk po arrin të zgjedhë kryetarin-kryetaren por problemi nuk qëndron tek konstituimi i kuvendit por te mungesa e numrave për të krijuar qeverinë dhe në këtë mënyrë janë duke shfrytëzuar këtë hapësirë ligjore për të përfituar në kohë, pasi qe me konstituimin e kuvendit futemi në afate ligjore për krijimin e qeverisë dhe në rast se nuk arrinë në afatet e caktuara mandati kalon te forca tjetër. Mos konstituimi i Kuvendit të Republikës se Kosovës, përveç problematikave të brendshme, shkakton edhe problematika në aspektin ndërkombëtar dhe në aspektin e integrimive euroatlantike”, thotë ai.

Sipas analistit Veliu, në qoftë se në vitin e kaluar, Kosova humbi mundësinë për tu bërë anëtare e Këshilit të Evropës për shkak të mos dorëzimit te draftstatutit në Gjykatën Kushtetuese, në këtë vit Kosova as që është futur në raundin e ditës e kjo ndodhë pikërisht në mungesë të institucioneve të Republikës së Kosovës të cilat do të lobonin së bashku edhe me miqtë tanë dhe do bëhej e mundur që të ishte të pakten në rend dite e ndoshta edhe të bëhej pjesë e Këshillit të Europës.
“Kosova ka ҫështje të hapura me dialogun dhe shihet qartë së Bashkim Evropian është shumë interesuar që ҫështjen e dialogut ta shtyej para dhe të kemi marrëveshje në mes dy vendeve mirëpo në mungesë të qeverisë kanë mbetur në pozicionet që kanë qenë deri më tani. Pastaj përveç këtyre, ne e dimë shumë mirë së Bashkimi Evropian ka planifikuar një fond të veqantë për vendet e Ballkanit Perëndimor si vende që pretendojnë të jenë pjesë e BE. Kosova në mungesë të institucioneve as që ka filluar të bisedoj për këto fonde përderisa Shqipëria dhe Mali i Zi kanë marr një pjesë të këtyre mjeteve, bëhet fjalë për më tepër se 860 milionë euro”, tha ai.
Poashtu, analisti Veliu thotë se mos të harrojmë se Kosova është ende nënsanksione dhe ato nuk largohen pa angazhimin tonë politik e diplomatik.
“Ndërsa në aspektin e integrimeve Kosovë me BE ka vetëm një kontratë për marrëveshjen e stabilizim asocimit pra është shumë larg të qenit kandidat për BE e mos të flasim për hapjen e negociatave për anëtarësim. Në BE janë bërë ndryshime dhe pjesë e ndryshimeve është edhe kryenegociatori për dialogun. Shihet qartë se BE është e interesuar të mbyllë procesin e negocimin me marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve mes dy vendeve dhe për këtë arsye kemi pasur dy vizita të kryenegociatorit Petersen të pasuksesshme në Kosovë, në mungesë të institucioneve”, vlerëson Veliu për ‘Bota sot’.
Burimi: botasot.info