Shkup, 19 dhjetor – Këshilli gjyqësor sot do të mbajë seancë urgjente lidhur me informacionet në opinion për veprimet e gjykatës së apelit për lëndën “Target Fortesa” e ku Sasho Mijallkovit iu falën 12 vite burg, informon Zhurnal.
Kryetarja e Këshillit Gjyqësor Vesna Dameva lidhur me vendimin e Gjykatës së Apelit nga Shkupi me çka u shfuqizua dënimi për lëndën “target – fortesa” e cila ka të bëjë me përgjimin masiv, e ktheu në rishikim, ndërsa këshilli gjyqësor do ta shqyrtojë rastin konkret ndërsa më pas do ta njoftojë publikun për gjendjen faktike.
“Duke patur parasysh se kuptova nga mediat për rastin konkret, të hënën në korniza të kompetencave të mia menjëherë do të ndërmar veprime, ndërsa këshilli gjyqësor në korniza të kompetencae ligjore do ta shqyrtojë rastin konkret dhe për veprimet që do të ndërmeren dhe gjendjen e konstatuar faktike, do të njoftoheni me kohë. Potencoj se këshilli gjyqësor nuk ka kompetenca të rishqyrtojë apo të vlerësojë vendim gjyqësor, por ka kompetenca ët konstaton gjendjen gjatë procedurës në kuptimin e veprimit dhe nëse vendimi ka qenë i sjellur nga ana e gjykatësit të cilit i ka përfunduar manati përshkak përmbushjes së kushteve për pension”, thotë Dameva.
Ndryshe të githë krerët politik u habitën me vendimin e Apelit për të shfuqizuar dënimet për rastin “Target – Fortesa”. Reagime kishte nga presidenti i shtetit Stevo Pendarovski, nga kryeministri Dimitar Kovaçevski si dhe nga aktorët tjerë politik./Zhurnal.mk
Burimi: zhurnal.mk