Këshilla praktike si të pastroni kabinën e dushit prej xhami

min lexim

Të pastrosh kabinën e dushit prej xhami mund të jetë një punë e lodhshme. Këtë e dinë shumë mirë zonjat e shtëpisë të cilat mbas një periudhe të caktuar e gjejnë veten duke luftuar me mbetje shampoo, sapuni, pisllëku dhe mbi të gjitha, armikun nr 1 të tualetit, kalkaren e ngjitur nëpër sanitare.

Ndërkohë pastrimi i dushit bëhet një sfidë e vështirë nëse dushi nuk është pastruar prej kohësh. Ja këshilla e parë, mos e lë dushin apo kabinën e tij palarë për një kohë të gjatë.

Mund të duket banale, por të pastrosh dushin në mënyrë sistematike e bën këtë detyrë më të thjeshtë dhe të shpejtë. Idealja do të ishte që dushi të pastrohej mbas çdo përdorimi.

Mund të jetë komode të kalohet ndonjë leckë e thatë ose akoma më mirë një ilac pastrues për xhama duke lënë derën e hapur në mënyrë që të thahet sa më shpejtë duke evituar lageshti dhe mikrobe.

Kalkare mirupafshim

Për të larguar ujin dhe kariesin është e këshillueshme të përdorim solucione acide, psh një përzierje me uje, uthull dhe ilaç pjatash e cila më pas mund të derdhet sipër zonave ku duhet të pastrojmë.

Mbasi e lemë të bëjë efekt disa minuta e shpëlajmë me ujë më bollëk, të ngrohtë duke e shoqëruar dhe me një sfungjer. Është shumë e rëndësishme që në fund të pastrojmë çdo gjë me një leckë të thatë, nëse është mikrofibër akoma më mirë.

Stop mbetjeve nga sapuni

Për të hequr mbetjet nga sapuni, është e nevojshme të përdorim produkte që mund t’a shkrijnë. Për shëmbull mund të hidhni zbutës apo amoniak në një bidon i tipit spray dhe të përdorni këtë përzierje për të hequr sapunin e ngelur.

Mbasi keni lënë solucionin të veprojë për disa minuta, pastroni çdo gjë me një leckë të thatë.

Parandalimi më i mirë se kura

Për të evituar formimin e një shtrese yndyre apo sapuni mund të përdoren produktet e kuzhinës, sidomos detergjentët kundër yndyrës. Këta formojnë një shtresë protektive mbi xhamat e kabinës duke bërë që sapuni dhe shampoo të rrjedhin poshtë si ujë. Mos harroni që uthullën e keni aleatin më të mirë kur vjen puna të pastrimi i thellë i ambienteve të shtëpisë.

Disa këshilla dhe një dozë e madhe disiplinë janë mënyra më e mirë për të pasur një banjo perfekte dhe gjithmonë gati për përdorim. Sfida Imobiliare

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sekretari amerikan i Mbrojtjes paralajmëron për rrezikun e “një bote tiranie”

Story i radhës

Hyrja e ASH në Qeveri/ Musliu: Përmbushen interesat e të dyja palëve

Të fundit nga