Këshilla praktike për të larguar frikën nga avioni

min lexim

Pothuajse të gjithë pasagjerëve që udhëtojnë me avion të paktën një herë në jetë i kaplon frika. Ajo ka cikle të ndryshme, pasi që disa i zë në momentin që blejnë biletën e më pas e harrojnë fare; ndërsa të tjerët kanë ankth para udhëtimit dhe mbesin pa gjumë një natë para udhëtimit.

Frika është një mekanizëm irracional që përpiqet të turbullojë gjykimin duke triumfuar mbi racionalen.

Po kalojmë te disa këshilla praktike si të kaloni një udhëtim të këndshëm me avion.

Statistikisht, fluturimi është mënyra më e sigurt në botë për të udhëtuar.

E pasi t’ia keni thënë vetes shumë herë faktin më sipër, vazhdo dhe informohu sa më shumë që të mundesh mbi mjeshtërinë e avioneve, funksionimin e tyre, historikun dhe statistikat në kohën moderne. Nëse e sheh të nevojshme, paraprakisht mëso nga bileta se në çfarë tipi të avionit do të fluturosh dhe informohu rreth tij. Si në çdo fushë tjetër, dija mbizotëron.

Rregullo frymëmarrjen

Që prej fëmijërisë e deri tek yoga, mësojmë se frymëmarrja e plotë është armik i ankthit. Thjesht merrni frymë thellë dhe ngadalë dhe më pas lëshojeni frymën. Përsërisni këtë veprim deri sa të ndiheni më të qetë.

Mos mendo gjëra stresuese

Fokusohu në gjëra relaksuese, më shumë se sa stresuese. Nëse i thua vetes “mos mendo për mace”, do të mendosh për mace. E njëjta logjikë zbatohet me frikën. Nëse mendon si të mposhtësh frikën, do të mendosh për frikën. Ndërro krejtësisht temë në kokë, dhe PO një libër apo një revistë kryejnë shumë punë.

Mendojini turbulencat si pjesë normale të udhëtimit

Je 10.000 km në ajër dhe avioni tundet paksa. Para se të hapësh sytë e të shikosh përreth për stjuardesën, mendo sikurse je në autobus apo veturë, kur rrotat prekin ndonjë gur apo gropë dhe mjeti tundet. Ajri gjithashtu ka gropa, kështu që vazhdo lexo.

Kujdes çfarë pini

Evitoni produktet me kafeinë që krijojnë hiperaktivitet të mendjes, duke kontribuar në rritjen e ankthit. Pini sa më shumë ujë, duke qenë se trupi i hidratuar është më i qetë.

Mos nxirrni përfundime

Avioni është një kryevepër inxhinierike, të cilën e njohin në detaje vetëm njerëzit e fushës. Nëse pa dashje dëgjoni ndonjë zhurmë të çuditshme, shihni drita që nuk i keni parë, apo pjesë të tij që lëvizin, assesi mos nxirrni përfundime. Nëse me të vërtet po ju shqetëson diçka, pyesni stjuardesën.

Kërko ndihmë

Nëse e sheh që ke nevojë për mbështetje, kërko ndihmë tek i gjithë stafi, deri tek kapiteni. Stafi i kabinës janë njerëz të trajnuar për t’u marrë me ne.

Po e mbyllim me një këshillë personale: Gjithmonë lexoni në fluturim. Jeta dinamike e shekullit të XXI nuk po na mundëson shumë kohë të ulemi e të shfletojmë publikimet e preferuara. Kur je ulur dhe i/e lidhur, pa teknologji, shpesh pa të afërmit, leximi është aktiviteti më ndjellës dhe ju mban koherent me librat që keni kohë t’i lexoni. Do të habiteni sa shumë faqe do të lexoni në dy orë fluturim, krahasuar me dy orë lexim në shtëpi.

Burimi: GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ukraina i kërkon Iranit të ndërpresë furnizimin e Rusisë me armë

Story i radhës

Një tërheqje taktike e afatit për targat ilegale serbe, mjaft e dobishme për Kosovën..!

Të fundit nga