KESH tender 1.5 milionë euro për parashikues moti/ Rama: S’prisnim kaq shumë shi

November 21, 2022
min lexim

Shirat e 24 orëve të fundit sollën përmbytje në pjesën më të madhe të vendit veçanërisht në zonat veriore.

Nga ana tjetër Korporata Elektro-energjitike Shqiptare njoftoi se në këto kushte ka hapur kaskadën e Drinit duke shkarkuar 30% të sasisë ujore në pamundësi për ta shfrytëzuar për rezerva energjetike aq të nevojshme në këtë kohë krize.

Edhe pse reshjet e shiut kanë rritur nivelin e ujit në kaskadë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare vazhdon të blejë energji elektrike. Në tenderin e fundit për periudhën 14-20 Nëntor 2022, KESH ka blerë një sasi energjie prej 42,504 MWH me një çmim prej 228.32 euro MWH. Pra KESH blen energji nga jashtë me çmime të kripura dhe në të njëjtën kohë derdh miliona euro në det përmes shkarkimit të ujit nga digat e hidrocentraleve.

Ndërkohë që Korporata Elektro-energjitike Shqiptare e drejtuar nga Ergys Verdho, një prej drejtorëve me të besuar të ministres Balluku, vazhdon të blejë energji elektrike, institucioni justifikohet se nuk i kishte parashikuar dot reshjet e shiut në këtë moment.

Një justifikim të tillë publikoi edhe Kryeministri Rama përmes Facebook, ku njoftonte se importi i energjisë elektrike ka vijuar deri në datë 19 nëntor pasi në të kundërtën vendi do të rrezikonte furnizimin me energji.

“E vërteta është se KESH ka vendosur të importojë energji elektrike sipas procedurës së datës 11 Nëntor, sepse nga të gjitha parashikimet e motit, situata e reshjeve pritej të intensifikohej vetëm në mesditën e datës 20 Nëntor dhe nëse nuk do të ishte importuar, rezerva energjetike do të ishte në minimalen historike, duke rrezikuar vetë furnizimin normal me energji”, tha Rama.

Justifikimi për pamundësinë e parashikimit të motit, bie ndesh me faktin se vetëm disa muaj më parë, KESH zhvilloi tender 1.5 milionë euro për një sistem special satelitor që do të parashikonte me saktësi motin. Sistemi siguron gjithashtu që KESH të ketë informacion të saktë për sasinë e shiut, si dhe të përllogarisë edhe prurjen e ujit në kaskadat e Drinit.

Pikërisht në kulmin e krizës më të rëndë energjetike të vendit kur qeveria paralajmëroi qytetarët për rritje të çmimit të energjisë elektrike, KESH nuk zgjedh të depozitojë apo ta eksportojë energjinë e prodhuar në vend duke shfrytëzuar sasinë e lartë të reshjeve, por vazhdon e importon me çmime të larta dhe ujin e kaskadave të Drinit e derdh për të përmbytur Shkodrën./ Marrë nga BW

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Grubi: Jemi në fazë të ndryshimeve kushtetuese, duhet front i përbashkët

Story i radhës

Grubi: Vlerësoj se edhe tek VMRO ka deputet që do të përkrahin integrimin e vendit në BE

Të fundit nga

ShkoLartë