KESCO: Hyn në zbatim sistemi automatik i kyçjes së konsumatorëve të cilëve u është ndërprerë energjia elektrike për shkak të mospagesës

November 28, 2024
min lexim

KESCO ka njoftuar së ka hyrë në zbatim sistemi i ri i kyçjes së konsumatorëve të cilëve u është ndërprerë energjia elektrike për shkak të mospagesës.

KESCO njofton së konsumatorët më nuk do të kenë nevojë të bëjnë kërkesë për rikyçje, sepse pasi të kryhet pagesa nga ana e konsumatorëve, brenda 24 orëve do të bëhett rikyçja në mënyrë automatike.

“KESCO ka filluar të zbatojë sistemin e ri të rikyçjes automatike për konsumatorët që kanë pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike dhe kanë realizuar pagesat e tyre. Ky sistem eleminon nevojën për paraqitjen e kërkesave manuale për rikyçje pas realizimit të pagesës” – thuhet në njoftimin e KESCO-s.

Lidhur më këtë KESCO ka njoftuar së ky sistem është testuar për një kohë dhe pasi ka rezultuar të jetë i suksesshëm, kompania ka vendosur ta zbatojë, kështu duke lehtësuar procedurat për konsumatorët.

“Pas një periudhe testimi të suksesshme, KESCO ka vendosur të zbatojë këtë procedurë automatike për të përmirësuar efikasitetin dhe për të ofruar një shërbim më të shpejtë dhe më të thjeshtë për konsumatorët. Kjo do të mundësojë që pas çdo pagese të plotë nga konsumatori i cili është shkyçur nga rrjeti elektrik për mos-pagesë, kërkesa për rikyçje do të procedohet automatikisht, pa pasur nevojë të paraqesë kërkesë tek Kujdesi për Konsumatorë” – thuhet në komunikatën e KESCO-s.

Ndër të tjera nga KESCO kanë thënë së përmes këtij zhvillimi pritet një ndikim pozitiv, kështu duke shkurtuar kohën e pritjes për trajtimin e kërkesave për rikyqje nga ana e konsumatorëve.

“Ky zhvillim pritet të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë dhe pozitiv, duke shkurtuar kohën e pritjes për trajtimin manual të kërkesave përmes ofrimit të shërbimeve të modernizuara dhe të thjeshta” – thuhet në njoftim.

Mirëpo, pavarësisht së rikyqja do behët në mënyrë automatike, periudha kohore e rikyqjës do jetë e njëjta e cila realizohet brenda 24 orëve.

Por, pavarësisht nga automatizimi i procesit, është e rëndësishme të theksohet se rikyçja ka një periudhë ligjore që të realizohet brenda 24 orësh pas përditësimit të statusit të pagesës.

Ndër të tjera, KESCO konsideron një hapë të rëndësishëm këtë zhvillim dhe thotë së ka për synim përmirësimin e shërbimeve ndaj konsumatorëve.

“Me këtë hap të ri, KESCO  synon përmirësimin e shërbimit ndaj konsumatorëve dhe një menaxhim më efikas të proceseve të brendshme, duke ofruar një eksperiencë më të lehtë dhe më të shpejtë për të gjithë konsumatorët. Gjithashtu, ky zhvillim është një hap i rëndësishëm për kompaninë në misionin për të ofruar shërbime më të mira dhe më të shpejta për konsumatorët tanë” – thuhet në njoftim

Burimi: botasot.info

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Pas raketave amerikane kundër Rusisë: Putini ushtron hakmarrje mizore

Të fundit nga

ShkoLartë