Besa Famgas nga Peja sot me pak fat sportiv do të kthehej me rezultat pozitiv nga Helsinki i Finlandës.
IFK Handball Helsinki, ka shënuar fitore me rezultat të ngushtë 28:27, në ndeshjen e parë të rrethit të dytë të Kupës së Evropës në hendboll.
Ish hendbollisti Shaqir Kërtoku, që jeton e vepron në Finlandë, e ka pa lojën nga afër dhe tregon se Besa me gabimet e veta e humbi lojën.
“Loja ke shumë e mirë. Fillimi 3:8, me kalimin e kohës vendasit e ngushtuan rezultatin dhe kaluan në epërsi.
Dy minutat e fundit 4 diferencë për vendasit, ndërsa Besa patën edhe mundësi me barazuar por nuk iu premtoj koha.
Diferencën e bënë me gabime të veta, se jo që ishim me të mirë ekipi nga Helsinki”, tha Kërtoku për gazetën kombëtare “Bota sot”.