Kalimi nga një marrëdhënie shoqërore në romantike mund të duket i pamundur për shumëkënd.
Të gjithë mund të kërkojmë “dashuri me shikim të parë”, por në fund, lumturia mund të fshihet tek një person afër nesh që nuk e kemi imagjinuar kurrë.
Ndryshe se mendohet se një lidhje dashurie fillon me pasionin e takimit të parë, një studim i ri tregon se dy të tretat e lidhjeve të dashurisë fillojnë pas miqësive të gjata.
Hulumtimi, i publikuar në Social Psychological and Personality Science, përbëhet nga katër studime të ndryshme se si të filloni një marrëdhënie romantike.
Nga analiza, u zbulua se 66% e çifteve kishin qenë miq, shumë prej të cilëve, për një periudhë afatgjatë, që ka zgjatur disa muaj apo edhe vite.
Një tjetër gjetje e studimit është se linja midis miqësisë dhe marrëdhënies romantike nuk është aq e qartë sa mendojmë.
Nga çiftet e martuara të përfshirë në studim, dy të tretët thanë se ishin miq para se të bëheshin partnerë, por shumë të tjerë thanë se ishin thjesht “miq me përfitime “, që do të thotë se kishin bërë seks përpara se të angazhoheshin në një lidhje.
Burimi: botasot.info