Skuadra turke e “Alanyaspor” është e interesuar të sjellë në radhët e saj Erdon Dacin nga skuadra belge
Uesterlo-s.
Tashmë Daci ka eksperiencë duke luajtur në Turqi, duke pasur parasysh se nga viti 2017 deri në vitin 2021 ka luajtur në Konjaspor, prej nga është larguar për në Belgjikë.
Daci sezonin e kaluar ishte një nga personat vendimar për kaloimin Uesterlos në “elitën” e futbollit belg, pasi shënoi 10 gola dhe dy asiste në 25 ndeshje të zhvilluara. Kjo ka kontribuar që Daci të jetë pjesë e kombëtares së Maqedonisë, në duelet me Italinë dhe Portugalinë, në kualifikueset e Botërorit “Katar 2022”.
Nëse ky transferim ndodh, Daci do të kthehej në Turqi, pas një viti. Për Konjasporin, Daci luajti 45 ndeshje dhe shënoi pesë gola dhe katër asiste.