Manchester City raportohet se po mendon rikthimin e Paul Pogba në Premier League.
Mesfushori kampion bote me Francës është lojtar i lirë pas zgjidhjes së kontratës me Juventusin, ndaj është kontaktuar nga “The Citizens” për të kompensuar mungesën e gjatë të fituesit të Topit të Artë, Rodri.
The Independent raporton se 31-vjeçari, i cili më parë ka luajtur me Manchester United, ka një admirues të madh në qytet dhe ai është Pep Guardiola.
Pogba, i cili u skualifikua për 18 muaj për shkak të dopingut, do të mund të rifillojë të luajë nga marsi i vitit 2025 duke zgjedhur skuadrën që dëshiron, pasi kontrata që e lidhi me Juventusin u ndërpre në nëntor.
Burimi: botasot.info