kerkon ndryshim te mases se sigurise alqi bllako del sot para gjykates 627f66005f623

Kërkon ndryshim të masës së sigurisë, Alqi Bllako del sot para Gjykatës

May 14, 2022
1 minut lexim

Ish sekretari i përgjithshëm Alqi Bllako do të dalë në orën 10 përpara Gjykatës së Posaçme të Apelit mbasi kërkon ndryshim të masës së sigurisë nga arrest me burg në një masë më të lehtë.

Apelimi i ish zyrtarit u dorëzua përmes avokatit të tij që kundërshton masën e gjyqtares së posaçme Irena Gjoka. Cështja do të shqyrtohet me dyer të mbyllura, teksa Bllako këmbëngul se nuk paraqet rrezikshmëri dhe se është i disponueshëm për drejtësinë.

Bllako akuzohet për veprat penale shpërdorimi i detyrës dhe dhe korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë.

Në dokument thuhet se në kohën kur ka shërbyer si Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit, në bashkëpunim me persona të tjerë, ka kryer veprime të kundraligjshme  me dashje gjatë procedurës së shpronësimit të tokës në ndërtimin e inceneratorit të Fierit, duke shkaktuar një dëm të madh.

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

sonte finalja e madhe e eurovision kush jane 25 finalistet ne gare per vendin e pare 627f65f6ae597
Story i mëparshëm

Sonte finalja e madhe e Eurovision, kush janë 25 finalistët në garë për vendin e parë

bad news eagles rikthehen sot ne aksion 627f72a2e0631
Story i radhës

Bad News Eagles rikthehen sot në aksion

Të fundit nga

Pedro Pascal befason Ana De Armas

Mbrëmja e premierës së shumëpritur të filmit Ballerina në Mbretërinë e Bashkuar u kthye në një moment të paharrueshëm për fansat dhe aktoren kryesore, Ana De Armas, kur aktori i njohur Pedro
ShkoLartë